GazetaMax
Ballina

Dy auto-ambulanca të reja për Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga ‘Project hope Maqedoni’

ISHP Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup sot pranoi një donacion shumë domethënës nga organizata ndërkombëtare Project Hope, dy ambulanca për transport kombëtar të të porsalindurve, të lindur në gjendje kritike dhe fëmijëve të sëmurë rëndë, nga i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në koordinim shtetet fqinje Shqipërinë. Kosova, Serbinë Jugore, Bullgarinë dhe Turqinë.
Donacioni i dy automjeteve të specializuara është nga Gjermania dhe Holanda dhe do të kontribojë në shpëtimin e jetëve të foshnjave të porsalindura kritike.
ISHP Klinika për sëmundje të fëmijëve falënderon donatorët për këtë donacion jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Puna në Projektin HOPE në Maqedoninë e Veriut filloi për herë të parë në vitin 1992, me një program për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve duke forcuar aftësitë menaxhuese të profesionistëve kryesorë të spitalit dhe të kujdesit shëndetësor.

Related posts

Nënshkruhet marrëveshje mes Byrosë për Metrologji dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut/ Rushani: Laboratori do të mundësojë analiza të shpejta dhe precize

Gazeta Max

BDI e Tetovës me Ali Ahmetin

Gazeta Max

Pse lidhjet moderne janë kaq të brishta?

Gazeta Max