GazetaMax
SPORT

Real Madrid merr vendim të çuditshëm për Modric

Mosha nuk paraqet problem, Reali me ofertë të re për Modricin.
Real Madridi raportohet se është i sigurt se Luka Modric do të mbetet edhe më tej në “Santiago Bernabeu”.
Edhe pse 36-vjeçar, mesfushori kroat edhe gjatë këtij sezoni është lojtari kryesor te “Los Blancos”.
Kontrata e tij me klubin nga kryeqyteti spanjoll skadon në fund të sezonit, teksa e ardhmja e tij ende nuk dihet.
Por, sipas “Mundo Deportivo”, krerët e klubit të Real Madridit janë të qetë sa i përket kësaj situate, pasi ata besojnë se do të arrihet një marrëveshje para përfundimit të kontratës.
Gazeta spanjolle ka zbuluar se Modricit do t’i ofrohet një kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.
Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit nuk shihet si problem për t’u arritur, pasi që besohet se edhe Modric është i lumtur te Real Madridi.

Related posts

Pedri: Mund të luaja për Real Madridin, por refuzova

e-max

Drejtori i Lecce nxit spekulimet për transferimin e Umtiti

e-max

Perez ka një kërkesë për Ancelottin

e-max