GazetaMax
Ballina

E dhimbshme, aktorja e njohur shqiptare humb dy binjakët

Ajo priste të bëhej nënë e dy binarëve.
Aktorja e njohur, Delinda Disha, ndau lajmin më të trishtuar të jetës.Delinda Disha dje njoftoi se humbi dy binjakët që priste të sillte në jetë së shpejti.
“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”, shkroi Delinda në postimin e saj të djeshëm në “Instagram”.

Mirëpo edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, Delinda arriti të gjente forcën dhe përfundoi një shfaqje në teatër ku i duhej të aktronte rolin e një gruaje e cila mes shumë vështirësive tenton të bëjë fëmijë, por përfundon duke birësuar një vajzë.
Në fund të shfaqjes, i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti për disa minuta, pasi ishin njohur me humbjen e saj të madhe.
“Sonte kisha shfaqjen, ndonëse e pamundur psikologjikisht po ia arrita të interpretoj Silvin. Një femër që do me patjetër të ngelë shtatzënë dhe pas shumë aborteve dhe tentativave për të ngelur në fund birëson një vajzë. Shumë faleminderit të gjithë për mesazhet, urimet, fjalët e ngrohta.
Gjithë energjinë pozitive që mora do ja dal se kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe mbi të gjitha njerëz që më duan”, shkruan Delinda.

Related posts

Zaev përmes fondacionit të tij dërgoi ndihmë prej 22 tonë produketesh ushqimore në Turqi

Gazetamax.mk

Lola ka dalë mbrëmë, me këtë fustan të shkurt ka marrë gjithë vëmendjen

Gazetamax.mk

A paralajmëron ndonjë projekt të ri Era Istrefi? Vjen me fotosesion…

Gazetamax.mk