GazetaMax
Kuriozitete

E dhimbshme: Van Gaal vuan nga kanceri

Van Gaal vuan nga kanceri.
Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka treguar se ai është diagnostikuar me kancer në prostatë.
Louis van Gaal gjatë një interviste në televizionin holandez ‘Humberto’, ka njoftuar se vuan nga kanceri.
Ai ka treguar se ka bërë trajtime me rrezatim 25 herë. Trajneri gjithashtu tha se nuk i ka njoftuar lojtarët e tij në lidhje me sëmundjen që po kalon, pasi nga ky kancer nuk ka vdekur njeri.
“Unë mendoj se ju nuk u tregoni njerëzve me të cilët punoni, sepse kjo mund të ndikojë në zgjedhje e tyre.
Kështu që mendova se ata nuk duhet ta dinë. Nuk vdes nga kanceri i prostatës, të paktën jo në 90% të rasteve”, tha van Gaal, përcjell lajmi.net.
“Zakonisht janë sëmundje të tjera themelore që të vrasin. Por unë kam një formë mjaft agresive, jam rrezatuar 25 herë”, vazhdoi ai.
Van Gaal mori detyrën e trajnerit të Kombëtares së Holandës për herë të tretë, vitin e kaluar.

Related posts

Klopp flet para derbit ndaj Man Cityt, ka një mesazh për titullin

Gazeta Max

Jusra Ademi dominoi në 68kg dhe shkon ne Botëror

Gazeta Max

Lojtarët e Manchester United e largojnë Ronaldon nga WhatsApp-i

Gazeta Max