GazetaMax
Lajme

E diela mbetet ditë jopune, Gjykata Kushtetuese nuk ka nisur procedurë

Shkup, 1 dhjetor – Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka vendosur të mos inicojë procedurë për lëndën në të cilën u kontestua puna të dielën, informoi në konferencë për shtyp zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska.

Kjo, siç shpjegoi ajo, do të thotë se në rendin ligjor mbetet Ligji i cili rregullon të drejtën e punëtorëve që të mos punojnë të dielën, përveç në veprimtari që janë përjashtime, ndërsa gjithsesi janë paraparë me zgjidhjen e tanishme ligjore.

“Për Gjykatën Kushtetuese janë të pabazuara pretendimet e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, e cila është parashtruese e kësaj nisme dhe e cila ka kërkuar të ndalohet ekzekutimi i këtij ligji. Ky vendim është përfundimtar dhe secili duhet ta respektojë”, theksoi Bellovska.

Gjykata Kushtetuese ka debatuar për këtë rast në seancën që u mbajt më 14 shtator të këtij viti, por vendim nuk është marrë për shkak të shumicës së pamjaftueshme të votave.

Në seancën e sotme të 38-të në rend dite janë caktuar tetë nisma për shqyrtim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Related posts

Ja me cilën Nismë ministri Osmani trazoi mediat pro ruse dhe pro Vuçiqit

Gazeta Max

Dimitrievski, zyrtarisht kandidat për një mandat të ri si kryetar i komunës së Kumanovës

Gazeta Max

VLEN: Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë

Gazeta Max