GazetaMax
Kuriozitete

E duan top-kubet, Chelsea më afër Kolo Muani-t

Fundi i këtij viti duket se do të jetë edhe fundi i Kolo Muani-it tek PSG-ja.

Muani dhe kampionët në fuqi të Francës raportohet se janë gati të ndajnë rrugët.

Sipas medieve italiane, janë disa klube të mëdha evropiane përfshirë Milanin dhe Juventusin që e duan sulmuesin e PSG-së.

Por, siç raportohet, Chelsea e Maresca-s është më afër Muani-t.

‘Blutë’ e Londrës thuhet se brenda pak ditësh pritet të transferojnë lojtarin në Premier League, një nga ligat më të mëdha në Evropë.

Muani këtë sezon të garave, ka dështuar të sigurojë një vend titullari në skuadrën e Luis Enrique-s, dhe duket se lojtari shumë shpejt do të bëhet me klub të ri.

Burimi: botasot.info

Related posts

Capello thotë se Liverpool ka sulmin më argëtues në Evropë

Gazeta Max

Jusra Ademi dominoi në 68kg dhe shkon ne Botëror

Gazeta Max

Man City eliminohet nga FA Cup

Gazeta Max