GazetaMax
Sport

Prokuroria: Autoritetet mund ta ftojnë Ahmetin për të treguar se ku ndodhet Grubi

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut thotë se autoritetet kanë të drejtë ta ftojnë në bisedë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi i njëjti së fundmi deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet diku në trevat shqiptare dhe se i njëjti do të kthehet kur të sigurohet që nuk ka drejtësi selektive.

“Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për lëshimin e fletarrestimit kombëtar dhe ndërkombëtar për të dyshuarin. Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të ngarkuara me ekzekutimin e këtyre urdhrave kanë të gjithë autoritetin për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të gjurmuar personin, duke përfshirë thirrjen dhe intervistimin e personave të tjerë që mund të kenë ndonjë njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit”, thonë nga PTHP.

Burimi: alfax.mk

Related posts

Xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës përmbyllet sot

Gazeta Max

Mickoski: Vazhdon aksioni „Më pak shpenzime, më shumë për ty – Kujdesemi”, çmimet e mbi 600 produkteve ulen për festat e fundvitit

Gazeta Max

Tensionet ndëretnike/ VMRO-DPMNE: Qytetarët të mos bien pre e skenareve të LSDM-BDI!

Gazeta Max