GazetaMax
Ballina

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me origjinë nga Gollaku por mbi 30 vjet jetojnë në Gyrbet. Po flasim për këngëtarët Besim Zeqiri e Muhamet Gashi ku pak ditë më parë kanë publikuar një super bashkëpunim me titull ” Oda në Gyrbet “, ku muzika është krijuar nga Riza Selimi, me tekst nga Milaim Islami, orkestrim nga Studio Lumi- Hysni Klinaku, sharki e qifteli nga Bahri Rashiti, e klipi xhiruar nga Red Media drejtuar nga Burim Krasniqi.

Artistët megjithëse jetojnë larg vendlindjes vazhdojnë ta ruajnë traditën e bukur shqiptare e të këndojnë siç thotë dhe kënga në odat tona, pasi edhe në Gyrbet i kanë odat aty ku kanë qenë e besa kanë këndu edhe rapsodët më të njohur shqiptar si : Osman Sefa, Enver Batllava, Riza Selimi, Rifat Berisha, Halil Bytyqi, Naim Salih Krasniqi e shumë të tjerë. Ndërsa ne mësojmë se artisti Besim Zeqiri ka gati edhe një projekt të ri që do të lansohet brenda këtij viti.

E nëse ju ka marrë malli për të dëgjuar një këngë të bukur shqiptare e me tradita plot fisnikëri e burrëri atëherë ne ji ftojmë që të klikoni në linkun më poshtë.

Related posts

Dashuri si në ‘filma’, Fifi dhe Adisi nuk ndahen as në këtë vend

Gazeta Max

Dhimbja pa shkak e muskujve, sëmundja që shkakton edhe depresionin

Gazeta Max

Pse Getinjo dhe Ana nuk e mbështetën Lugatin?

Gazeta Max