GazetaMax
Kuriozitete

E kryer, Strakosha transferohet te ekipi anglez

U përfol për një transferim të mundshëm te Manchester United, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Megjithatë Thomas Strakosha karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez, por tek skuadra e Brentfordit.
Portieri shqiptar ka udhëtuar drejt Anglisë ku sot do t’i kryej testet mjekësore. Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar se Strakosha do të nënshkruajë me Brentfordit pasi t’i bëj testet mjekësore.
“Brentford FC do të nënshkruajë me Thomas Strakosha si transferim i lirë. Është rënë dakord dhe është vendosur që të kompletohen testet mjekësore gjatë ditës”, ka shkruar Romano.
Strakosha është larguar këtë verë nga skuadra italiane Lazio ku qëndroi për një kohë të gjatë. Portieri shqiptar iu bashkua klubit italian në moshën 17-vjeçare nga skuadra greke Panionios dhe që nga ajo kohë nuk ka lëvizur, përjashtim një sezon të kaluar si huazim te Salernitana.
Për momentin nuk janë bërë ende të ditura detajet e kontratës të cilën do ta nënshkruajë 27-vjeçari me Brentfordin.

Related posts

Anthony Joshua shpjegon thyerjen e tij emocionale pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Gazeta Max

Arsenali vëzhgon sulmuesi që shënoi 40 gola

Gazeta Max

Watford arrin marrëveshje me Barcelonën për Rey Manajn

Gazeta Max