GazetaMax
Lajme

Edhe një doktor i bashkohet ASH, prezantohet nga Taravari

Gostivar, 18 Dhjetor – Taner Hasan është i lindur në Gostivar në vitin 1974. Pas kryerjes së shkollës së mesme shkon në Ankara të Turqisë ku dhe përfundoi studimet e mjekësisë së përgjithshme në vitin 1999 në Universitetin prestigjioz “Haxhettepe” në Ankara. Në vitin 2005 merr titullin Specialist i Mjekësisë Interne pranë Universitetit të Mjekësisë “ANKARA”, e më pas dhe katër vitet e ardhshme i kalon në punë si internist në spitalin “GYVEN” në Ankara.

Në vitin 2010 kthehet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në vitin 2012 merr titullin Subspecialist Endokrinolog në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë në Shkup. Nga viti 2014 emërohet në detyrën e udhëheqësit të repartit të endokrinologjisë pranë Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit (SPQ) “8-Shtatori” në Shkup.

Në vitin 2019 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore pranë Univerzitetit “Kiril dhe Metodij” në Shkup. Në vitin 2022 shpallet Docent në Fakultetin e Mjekësisë në Shtip.

D-r Taner Hasan momentalisht është udhëheqës i reparteve interne pranë SPQ “8-Shtatori” në Shkup, njëkohësisht është dhe ligjërues ne Fakultetin e Mjekësisë në Shtip dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.

Related posts

‘Ishte tejet i pikëlluar për vdekjen e Albright’, Çollaku flet pas vizitës qe i bëri sot Thaçit

Gazetamax.mk

Kovaçevski takon Heger dhe Piç: Sa më shpejtë Maqedonia e Veriut fillojë negociatat me BE-në

Gazetamax.mk

Zëvendës drejtori Ademi merr pjesë në Debatin publik për draft-versionin e Ligjit për revizion shtetëror

Gazetamax.mk