GazetaMax
Ballina

Edhe nuhatja e ushqimit shkakton shtim të peshës trupore

Shkencëtarët amerikanë kanë treguar se nuhatja e ushqimit ka lidhje me ngrënien e tepërt.

Shkencëtarët e Kampusit në Berkeley të Universitetit të Kalifornisë në SHBA përmes një eksperimenti të zbatuar me minj kanë vërejtur se minjtë pa shqisën e nuhatjes fitojnë më pak peshë krahasuar me minjtë me nuhatje aktive dhe të përforcuar, edhe pse konsumojnë sasinë e njëjtë të ushqimit.

Hulumtuesit kanë përdorur terapi gjenetike për t’i çaktivizuar përkohësisht neuronet e nuhatjes së minjve, duke mundësuar që minjtë e eksperimentuar sërish të fitojnë shqisën e nuhatjes pas tre javësh.

Nga ana tjetër, hulumtuesit kanë përforcuar shqisën e nuhatjes te një grup minjsh të cilin e kanë emërtuar si “super nuhatësit”. Në hulumtim janë përdorur poashtu edhe minj të trashë dhe me peshë normale.

Gjatë hulumtimit, të gjitha grupeve të minjve u është vendosur ushqim me yndyrë në sasi të njëjtë. Rezultatet kanë treguar që minjtë pa shqisë të nuhatjes kanë fituar vetëm 10 për qind peshë, teksa ata me nuhatje normale 100 për qind.

Ndërkaq, minjtë e trashë kanë arritur përmasat ideale duke humbur peshë pas humbjes së shqisave të nuhatjes, edhe pse kanë ngrënë sasinë e njëjtë të ushqimit me minjtë e tjerë. Gjatë hulumtimit, nuk ka ndodhur asnjë dëmtim i muskujve, organeve apo eshtrave të këtyre minjve.

Nga ana tjetër, hulumtuesit kanë vërejtur se super minjtë kanë fituar më shumë peshë në krahasim me grupet e tjera.

Celine Riera nga ekipi hulumtues, e cila punon në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, ka thënë se personat me çrregullime në ngrënie kanë vështirësi ta kontrollojnë sasinë e ngrënë dhe janë me oreks ekstrem.

“Ne mendojmë se neuronet e nuhatjes janë tejet të rëndësishme për kontrollimin e kënaqësisë që fitohet nga ushqimi. Nëse do të mund ta elaboronim tutje këtë lidhje, mund të ndihmojmë në kontrollimin e ngrënies duke parandaluar oreksin e njerëzve”, ka theksuar Riera.

Nga ana tejtër, Andrew Dillin, hulumtues i biologjisë molekulare dhe qelizore, ka vënë në dukje se sistemet e shqisave luajnë rol të rëndësishëm në metabolizëm. “Pesha e fituar nuk është vetëm pesha e kalorive, por në të njëjtën kohë lidhet edhe me atë se si zbuten këti kalori”, ka thënë ai.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm i këtij hulumtimi është se humbja e shqisës së nuhatjes ka çuar në rritjen e madhe të hormonit noradrenalin, i cili është reagim i stresit që lidhet me sistemin nervor simpatik. Ekspertët theksojnë se rritja e këtillë mund t’u hapin rrugën sulmeve në zemër.

Related posts

Të mbash sekrete apo të fshehta nuk është mirë për shëndetin

Gazetamax.mk

Gjashtë mënyra natyrale për t’i pastruar mushkëritë

Gazetamax.mk

Një super yll si Valbona Peraj, po shkëlqen në projektin e fundit “Mëkat”

Gazetamax.mk