GazetaMax
Lajme

Eftov: Sulmet ndaj Artan Grubit janë sulme ndaj Ali Ahmetit (Video)

Mospajtimet brenda BDI-së rrezikojnë stabilitetin e koalicionit në Maqedoni, mendon gazetari Vasko Evtov dhe sulmet ndaj Artan Grubit, në fakt janë sulme ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Eftovi në emisionin e tij “Në qendër”, tha se ky mospajtimet midis kryetarit aktual Ali Ahmeti dhe anëtarëve të tjerë të lartë të partisë, po sjell rreziqe për stabilitetin e koalicionit qeveritar në Maqedoni. Sipas tij, e njëjta përpjekje disa muajsh u bë me qëllim të destabilizimit të LSDM-në, duke ndezur konfliktit mes Dimitar Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit.

“Për atë konflikt në BDI, për këtë janë “djemtë e zjarrit”, prandaj e shihni se sulmet ndaj Artan Grubit tani nuk po udhëhiqen më nga “djemtë e zjarrit” apo nga njerëzit që janë të pakënaqur me Artan Grubin, njerëzit që janë të pakënaqur me Ali Ahmetin, në fakt sulmi ndaj Artan Grubit do të thotë sulm ndaj Ali Ahmetit. Nëse ka sukses në proces ose në tentativën për t’u zëvendësuar ose i pensionuari politikisht ose i margjinalizuari Artan Grubi është realisht i margjinalizuar, penzionuar politikisht Ali Ahmeti , atëherë nuk keni dilemë. Artan Grubi është njejtë me Ali Ahmetin dhe në fakt, sulmet ndaj Artan Grubit nga “djemtë e zjarrit”, VMRO-DPMNE dhe strukturat nën kontrollin e tyre nënkuptojnë sulme ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit.”-vlerëson Vasko EVtov.

“Pse?”, pyetet ai dhe përgjigjet: “Sepse Ali Ahmeti dhe BDI janë në fakt themeli i krijimit të atij koalicioni evropian në Republikën e Maqedonisë. Nëse ju e destabilizoni BDI-në, a u përpoqën një ose dy muaj më parë të destabilizojnë LSDM-në duke e ndezur përgjithmonë historinë e konfliktit mes Dimitar Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit, këtë do ta analizojmë gjatë emisionit ose gjatë kësaj analize politike, dhe dështuan, tani është radha e Artan Grubit, Ali Ahmetit dhe BDI-së.”

https://www.facebook.com/watch/?v=1039347457043441&t=0

Related posts

“Burrneshat” e Prishtinës, zbresin në skenën e Teatrit Shqiptar në Shkup

Gazetamax.mk

Kuvendi për pasdite caktoi vazhdime të tre seancave

Gazetamax.mk

Opozita njofton zbulimin e pasurisë dhe pronave sekrete të zyrtarëve të LSDM dhe BDI

Gazetamax.mk