GazetaMax
Ballina

Ekskluzive/ Intervistë me ambasadoren e Ukrainës: Po na vdesin gra e fëmijë, por jemi të vendosur se do ja dalim

Në një-mujorin e invazionit rus, për Indeks flet Ambasadorja e Ukrainës në RMV. “Regjimi fashist rus”, kështu e fillon përgjigjen e intervistës me shkrim, për Indeks.mk NataliaZadorozhniuk, ambasadore e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë duke folur për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Zadorozhniuk thotë se lufta që po zgjatë tashmë një muaj do të fitohet nga ana e popullit ukrainas, sepse po luftojnë për të mbrojtur vendin e vet kundër të ashtuquajturës ushtri të dytë më të fortë në botë, njofton indeks.mk

“Regjimi fashist rus ka thënë se do të pushtojë Ukrainën brenda disa ditësh dhe Kievin brenda disa orësh. Ne kemi luftuar për më shumë se një muaj dhe do të luftojmë të ashtuquajturën ushtri të dytë më të fortë në botë. Ne jemi në vendin tonë dhe vendi ynë është çliruar nga pushtuesit”, deklaroi për indeks ekselenca e saj, Zadorozhniuk.

Thotë se populli i Ukrainës është për dialog, por jo për lëshime, sepse siç deklaron ajo,  Ukraina po shkatërrohet dhe po vdesin fëmijë e gra.

“Ukraina gjithmonë ka punuar për negociata, sepse vendi ynë po shkatërrohet, sepse njerëzit tanë po vdesin, sepse po vdesin fëmijët tanë. Por këto duhet të jenë negociata, jo lëshime të njëanshme. Kërkesat tona për negociata janë përfundimi i luftës, tërheqja e plotë e forcave pushtuese nga territori ynë dhe garanci për sigurinë e Ukrainës”, tha Zadorozhniuk.

Intervistën e plotë me ambasadoren NataliiaZadorozhniuk do ta ndiqni gjatë ditës në disa pjesë po edhe integrale në portalin, indeks.mk

Related posts

Zëvendëskryeministri i parë Grubi uron besimtarët katolikë për Pashkët

Gazetamax.mk

E keni dëgjuar “Nanë” nga Aurela Makolli, këngë që do ju përlotë

Gazetamax.mk

Ulja në mënyrë të gabuar gjatë kryerjes së nevojave mund të shtoj rrezikun për kancer, paralajmëron ekspertja

Gazetamax.mk