GazetaMax
Lajme

‘Ishte tejet i pikëlluar për vdekjen e Albright’, Çollaku flet pas vizitës qe i bëri sot Thaçit

Bekim Çollaku ka njoftuar se sot e ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, duke thënë se ishte tejet i pikëlluar për vdekjen e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-shefi i stafit të kabinetit të Thaçit, tha se përveç ish-presidentit, e ka takuar edhe Kadri Veselin.
“Vertetë është e dhimbshme dhe padrejtësi e madhe të mbahen në paraburgim njerëzit që bartën barrën më të madhe historike për liri 23 vjet më parë. Por, Hashim Thaçi edhe sot ishte shumë krenar. I tillë është edhe Kadri Veseli të cilin e takova gjithashtu sot. Të tillë janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjitha ata që po mbahen aty padrejtësisht”, ka thënë ndër të tjerash Çollaku.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
Sot, 23 vjet pas, kur kujtojmë bombat e para të NATO-s që u hodhën mbi Serbinë, më rastisi ta vizitoj presidentin Thaçi në Hagë, i cili me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë e bëri të mundshëm edhe intervenimin e NATO-s. Por sot, Presidenti Thaçi ishte tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, me të cilën bashkëpunoi ngushtë për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë për liri. Evokuam shumë kujtime të asaj kohë, nga më të ndryshmet. Sigurisht, të gjithë i kujtojmë ato ditë të rënda për Kosovën dhe popullin tonë. Mirëpo ishin luftëtarët e lirisë, presidenti Clinton, sekretarja Albright, kryeministri Blair dhe shumë mbeshtetës tjerë që na e mbanin gjallë shpresën se ditët e lirisë po afroheshin.
Vertetë është e dhimbshme dhe padrejtësi e madhe të mbahen në paraburgim njerëzit që bartën barrën më të madhe historike për liri 23 vjet më parë. Por, Hashim Thaçi edhe sot ishte shumë krenar. I tillë është edhe Kadri Veseli të cilin e takova gjithashtu sot. Të tillë janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjitha ata që po mbahen aty padrejtësisht.
Të gjithë e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë, por njëkohësisht edhe krenohemi me kontributin e tyre të madh, vendosmërinë, vizionin dhe dashurinë e madhe që e kanë për Kosovën.
Në këtë ditë të veçantë, ua përcjell nga Haga të falat më të përzemërta të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Related posts

ZZHTI ka vendosur standardet ndërkombëtare ISO për luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e punës

Gazetamax.mk

Bekteshi: Paga minimale do të jetë 20.500 denarë

Gazetamax.mk

Xhaferi takon Zelenskin: Duhet ta kujtojmë historinë dhe të punojmë që të mos përsëritet

Gazetamax.mk