GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani në Cerovë: Bashkë si një familje për ndryshimin që duam

Një tjetër takim i ngrohtë dhe frymëzues u zhvillua në fshatin Cerovë, ku qytetarët pritën me përzemërsi kandidatin e AKI-së në Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani. Takimi, i zhvilluar në ambient të hapur, mes shtëpive dhe oborreve të banorëve, u shndërrua në një bashkëbisedim të sinqertë e të afërt – më shumë se një takim elektoral, një mbledhje familjare.

“Kur takohemi nëpër shtëpi e oborre, nuk jemi thjesht në një mbledhje – jemi mes familjes sonë të madhe,” – u shpreh Sulejmani para të pranishmëve.

Ai theksoi rëndësinë e dëgjimit të ndërsjellë, të ndarjes së halleve dhe shpresave, si dhe të ndërtimit të një vizioni të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Zhelinë.

“Në Cerovë ndamë hallet, bisedat dhe shpresat tona. Dhe u bindëm edhe një herë se vetëm bashkë mund të sjellim ndryshimin që duam,” – shtoi ai.

Takimi në Cerovë u vlerësua nga të pranishmit si i sinqertë dhe pa barriera, ku nuk kishte ndasi mes politikanit dhe qytetarit, por vetëm dëshirë për ndryshim të përbashkët.

Në përfundim të takimit, Emir Sulejmani dha mesazhin e tij kryesor:

“Jemi një familje, dhe bashkë do të fitojmë!”

Ky takim është pjesë e një sërë vizitash nëpër vendbanimet e Komunës së Zhelinës, ku ekipi i AKI-së po zhvillon fushatën me fokus në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe ndërtimin e një platforme që reflekton realisht nevojat dhe pritshmëritë e banorëve.

Related posts

Sot protesta e opozitës në Tiranë dhe vendimi i gjykatës për drejtimin e PD-së! Çfarë pritet të ndodhë

Gazeta Max

A do të krijon përçarje të madhe te të gjitha blloqet politike hyrja e ASH në Qeveri?!

Gazeta Max

Rasti “Llaskarca”, ka përfunduar super ekspertiza, pritet raporti përfundimtar

Gazeta Max