GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani viziton banorët e Pallaticës: Nga një kafe e zakonshme, te një vendim i madh për ndryshim në Zhelinë

Mbrëmë, në zemër të Lagjes së Epërme, në Pallatic, ndodhi ajo që shumëkush e quan e zakonshme, por që shpesh është fillimi i gjërave të mëdha – një kafe mes miqsh, bashkëbisedim i hapur dhe fjala e lirë e popullit që, kur dëgjohet me vëmendje, shndërrohet në vendim.

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së, Emir Sulejmani, ishte i pranishëm në këtë takim të përzemërt, ku biseda e lirë mes banorëve të lagjes u kthye në një moment reflektimi dhe vendosmërie për të ardhmen e komunës. Ajo që nisi si një takim i zakonshëm shpejt u kthye në një zë të përbashkët për ndryshim të madh dhe të domosdoshëm.

“Ndryshimi nuk nis gjithmonë nga podiumet apo sallat e mëdha – ai lind nga shtëpia, nga sofra, nga kafenetë ku njerëzit flasin me zemër, ku shprehjet janë të sinqerta dhe të çliruara. Aty ku nuk ka filtra, aty ku populli flet drejt,” – u shpreh Emir Sulejmani gjatë këtij takimi.

Në diskutim dolën shumë nga sfidat me të cilat përballen qytetarët e Zhelinës: mungesa e investimeve të qëndrueshme, infrastruktura e lënë pas dore, mungesa e mbështetjes për të rinjtë dhe bujqit, por edhe nevoja për një komunë që i dëgjon dhe i përfaqëson të gjithë, pa dallim.

Emir Sulejmani theksoi se platforma e tij është ndërtuar pikërisht mbi këtë frymë: bashkim, dëgjim dhe veprim për të mirën e përbashkët. Ai u zotua se Zhelina do të jetë një komunë që nuk do të mbetet më peng i premtimeve të pambajtura apo politikave të vjetra që i kanë lodhur qytetarët.

“Koha e monologëve ka kaluar. Tani është koha e dialogut, e dëgjimit të ndërsjellë dhe e ndërtimit të një Zheline që nuk e braktisin të rinjtë, por e zgjedhin për të jetuar e për të ndërtuar të ardhmen,” – tha Sulejmani.

Takime të tilla, sipas tij, do të vazhdojnë në çdo lagje dhe fshat të komunës, sepse ndryshimi i vërtetë nuk imponohet – ai ndërtohet me njerëzit dhe për njerëzit.

Në fund të takimit, banorët e Lagjes së Epërme shprehën mbështetje të hapur për kandidaturën e Emir Sulejmanit, duke e cilësuar si një zë të ri, me ide të qarta dhe vullnet të fortë për ta nxjerrë Zhelinën nga stanjacioni.

Related posts

Arrestohet edhe djali i pronarit të diskotekës, i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe ish-drejtori i DMSH-së

Gazeta Max

Ambasada turke falenderon për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Gazeta Max

Mucunski: Dëshirojmë zgjidhje racionale për zhbllokim të procesit inkaudrues që do të na mundësojë përparim në bazë të meritave

Gazeta Max