GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani: Zhelinës ia prenë krahët – shqiptarëve po u zbehet zëri politik

Kandidati i BDI-së për komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka reaguar ashpër pas vendimit për uljen e numrit të këshilltarëve komunalë nga 19 në 15, duke e cilësuar këtë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj përfaqësimit të shqiptarëve.

“Sikur të gjitha komunave shqiptare, edhe Zhelinës ia prenë krahët! Nga 19 këshilltarë në 15…”, deklaroi Sulejmani, duke theksuar se ky hap jo vetëm që e dëmton balancën institucionale, por e bën edhe më të vështirë zërin e qytetarëve në vendimmarrje.

Ai shigjetoi ashpër edhe subjektin politik VLEN, të cilin e akuzoi se në vend që të punonte për ngritjen e zërit të shqiptarëve, ka kontribuar në uljen e tij. “VLEN, në vend që të na ngrini kokën lart, na e ulët zërin edhe më poshtë. Hallall, se veç ju dini si t’i bëni shqiptarët më të vegjël!”, u shpreh ai.

Sulejmani theksoi se shqiptarët e Zhelinës, ashtu si edhe në komunat tjera shqiptare, meritojnë përfaqësim të barabartë dhe hapësirë më të madhe në institucionet vendore. Sipas tij, kjo reduktim i vendeve në këshill komunal është hap prapa për demokracinë lokale dhe për aspiratat e shqiptarëve për barazi të plotë.

Kandidati i BDI-së përfundoi duke u zotuar se do të mbrojë fuqishëm interesat e qytetarëve të Zhelinës, duke paralajmëruar se kjo çështje nuk do të mbetet pa reagim politik dhe institucional.

Related posts

Në numrin e emergjencës 112 të QMK-së 1500 thirrje në ditë

Gazeta Max

Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës

Gazeta Max

Ali Ahmeti zhvillon takim lamtumirës me ambasadoren zvicerane Veronik Ulman

Gazeta Max