GazetaMax
Glow

Emocione në skenën e “Këngës Magjike”, ndodh propozimi për martesë

Në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” në Tv Klan, moderatori Ardit Gjebrea kërkoi një vajzë nga publiku për të promovuar një produkt.

Bashkëprezantuesja Matilda Mcini zgjodhi Klean dhe e ftoi jashtë sallës, ndërkohë që Gjebrea shpjegoi se pas kësaj ftese fshihej një surprizë e veçantë.

Klea, e shoqëruar nga i dashuri i saj Adi, i cili jeton në Gjermani, nuk e kishte idenë se ajo natë do të ndryshonte gjithçka. Historia e tyre filloi tre vite më parë, kur një buzëqeshje në një plazh veror ndezi një lidhje dashurie që u forcua me kalimin e kohës. Adi, që kishte humbur nënën në moshën 21-vjeçare, e kishte gjithmonë në mendje fjalët e saj se një ditë do të gjente dashurinë e jetës.

Megjithëse Klea kishte ëndërruar një propozim në Londër apo Paris, skena e “Këngës Magjike” ishte vendi ku ëndrra u bë realitet. Ndërsa ajo ngjitej në skenë për të ‘prezantuar’ me Matilda Mcinin, Adi u shfaq pas saj, i gjunjëzuar me një unazë në dorë. Klea mbeti pa fjalë, shpërtheu në lot gëzimi dhe, me një emocion të papërshkrueshëm, tha “po”.

Publiku shpërtheu në duartrokitje, duke e bërë këtë moment një nga më të bukurit e mbrëmjes.

Burimi: botasot.info

Related posts

“Hej Vogue unë jam Dua Lipa”, artistja nga Kosova flet shqip për revistën prestigjioze

Gazetamax.mk

Gazela vjen me ‘Traficante’, çka solli artisti përmes këtij projekti

Gazetamax.mk

Shqiptari nga Maqedonia nuk mund ta ndjek sërben nëpër Sërbi/ Atmir Aliti flet ekskluzivisht për problemet me Milica Veliçkoviçin

Gazetamax.mk