GazetaMax
Sport

Eros Grezda: Nuk luaj më futboll, tani jam menaxher. Ka një gjë në karrierë për të cilën më vjen keq…

Eros Grezda, ish-futbollist i Osijekut dhe Rangersit, ka konfirmuar se ka përfunduar karrierën si futbollist. Edhe pse është tërhequr që vitin e kaluar, ai nuk e kishte bërë publike deri më tani. Në një deklaratë të fundit për media, ai tregon se tashmë ka kaluar në një tjetër rol: atë të menaxherit të lojtarëve.

“Kam pasur katër operacione në kyçin e këmbës, ishte shumë për t’u rikuperuar dhe për të vazhduar në atë nivel,” – u shpreh Grezda, duke shtuar se ka një peng të madh nga karriera, por pa e specifikuar qartë se për çfarë bëhet fjalë.

Sot, ai është agjent futbolli, dhe një nga lëvizjet më të fundit në karrierën e tij të re është transferimi i lojtarit Raci në Hajduk Split.

Grezda në Air Albania për sfidën e Dinamo City

Në sfidën e kualifikimeve për Conference League, skuadra shqiptare Dinamo City surprizoi opinionin sportiv duke eliminuar Hajdukun e Splitit, një nga klubet më të njohura në Kroaci. Ndeshja e kthimit u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Dinamo fitoi 3-1 pas kohës shtesë dhe siguroi kalimin në fazën tjetër.

Nga tribuna ndeshjen e ndoqi edhe Eros Grezda (30 vjeç), i cili tashmë duket i përfshirë në prapaskenat e futbollit, në rolin e menaxherit dhe skautit të lojtarëve.

Related posts

Shkëndija barazon 3-3 me Shkupi, Gostivari braktis sfidën me Rabotniçkin

Gazeta Max

Mexhiti: Loja mbaroi, gjuha shqipe nuk u ndalua!

Gazeta Max

BDI: Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund

Gazeta Max