GazetaMax
Lajme

Escobar: Mali i Zi objektiv tërheqës për Moskën, të gjithë në Ballkan duhet ta mbajnë përgjegjës Putinin

Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë duhet t’i shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus, Vladimir Putin, tha i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

E njëjta ideologji e gabuar po e shtyn Kremlinin të parandalojë dhe ngadalësojë integrimin euroatlantik të Ballkanit, tha Escobar për të përditshmen malazeze, Vijesti.

Ai u bëri thirrje të gjithëve në Ballkanin Perëndimor që ta mbajnë Putinin përgjegjës për pushtimin e Ukrainës.

“Derisa shpaloset kjo katastrofë humanitare, ju duhet ta pyesni veten se për çfarë është gati Putin gjetkë në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.

Duke ndjekur politikën e Bashkimit Evropian, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur sanksione kundër Rusisë më 1 mars, por nuk i ka marrë vendimet e nevojshme për t’i zbatuar ato.

Ndër të tjera, Qeveria nuk ka marrë vendim për ndalimin e mediave ruse, Russia Today dhe Sputnik, në Mal të Zi – për të cilën gjë është paralajmëruar nga BE-ja, e cila i ka ndaluar ato qysh më 2 mars.

Më 2 mars, Mali i Zi ka votuar për një rezolutë në Kombet e Bashkuara, e cila ka dënuar ashpër agresionin rus dhe ka kërkuar fundin e përdorimit të forcës në Ukrainë.

Rusia ka filluar pushtimin ushtarak të Ukrainës më 24 shkurt.

Qeveria e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiq – pjesëtarë të së cilës janë cilësuar si pro-serbë dhe pro-rusë – është me mandat teknik që nga 4 shkurti, kur Kuvendi i Malit të Zi ka votuar një mocion mosbesimi kundër saj.

Më 3 mars, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka propozuar zëvendëskryeministrin aktual dhe kryetarin e Lëvizjës URA, Dritan Abazoviq, si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Related posts

BEI Globale zhbllokon 100 milionë euro investime të BE-së së bashku me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për të nxitur transformimin e gjelbër të NVM-ve

Gazetamax.mk

Grubi: Pranvera e dinjitetit ruajti madhështinë e atdhedashurisë dhe vendosi themelet e barazisë

Gazetamax.mk

Komisioni Europian me një sërë kritikash në fushën e barazisë gjinore

Gazetamax.mk