GazetaMax
Lajme

Është rritur për 20% numri i personave që kërkojnë shërbime për shëndetin mendor

Shkup, 10 Tetor – Në Klinikën e Psikiatrisë çdo ditë e më shumë po rritet numri i personave që kërkojnë shërbime lidhur me shëndetin mendor tha drejtori i klinikës Stojan Bajraktov, shkruan Alsat.

Ai shtoi se në 5 vitet e fundit është rritur për 20% kërkesa e këtyre shërbimeve. Bajraktov tha se në këtë ka ndikuar pandemia Covid-19 dhe së fundi kriza ekonomike.

Si grupe më të rrezikuara janë personat tashmë me sëmundje mendore, personat që një kohë të gjatë ishin të izoluar në shtëpi dhe fëmijët e adoleshentët.

“Aq sa është i rëndësishëm shëndeti fizik aq duhet të jetë i rëndësishëm edhe shëndeti mendor, posaçërisht në këto kohëra kur jemi dëshmitar të krizave të ndryshme, parasë gjithash kriza shëndetësore e cila u pasua nga kriza ekonomike dhe politike. Në pesë vitet e fundit për 20 % janë shtuar kontrollet, kapacitetet spitalore janë ato, nuk mund të kemi rritje sepse aq janë. Evidente rritja e nevojës për shërbime të shëndetit mendor. Është rezultat i shumë palëve jo vetëm rezultat i rritjes së nevojës që është i dukshëm në kohëra të këtilla por edhe si rezultat i vetëdijes së popullatës për shëndetin mendor. Dikur njerëzit frikoheshin, nuk flisnin, fshiheshin”, tha Stojan Bajraktov, drejtor i Klinikës së Psikiatrisë.

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor qytetarët vlerësojnë se nuk kanë fuqi ti përballojnë të gjitha shqetësimet dhe ngarkesat që ua sjell përditshmëria në këtë krize.

“Njerëzit të mbyllur në shtëpi, ndikon shumë në psikën. Ndikon shumë, posaçërisht te ne pensionistët”, tha një qytetar.

“Nuk jam mirë me shëndet, kjo më ndikon edhe më shumë. Duhet shumë gjëra të ndërmerren, nuk dua të flas sepse me shqetëson”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Kriza financiare e ngarkon njeriun, familjen, mënyrën e të jetuarit. Vështirë të gjendet zgjidhje. Kam shtëpi vikendi në Mavrovë, iki atje, ky është shpëtimi I vetëm nga gjithë kjo ngarkesë”, tha një qytetar.

Në të gjithë globin, më shumë se 450 milionë njerëz vuajnë nga çrregullime mendore. OBSH-ja vlerëson se mbi 151 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, 26 milionë nga skizofrenia dhe 125 milionë nga çrregullimet lidhur me alkoolin apo përdorim të substancave narkotike.

Këtë vit, në fokus do të jetë parandalimi i vetëvrasjeve, veçanërisht tek të rinjtë, për të larguar stigmën dhe diskriminimin, për personat që vuajnë nga shqetësime mendore.

Related posts

Kontrabandë me mjaltë, djathë e dru

Gazetamax.mk

Auto Shkolla BEKO me OFERTË SPECIALE për kandidatët e rinj të regjistruar

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk