GazetaMax
Kuriozitete

ESPN: Liverpooli favorit për Bellingham

Liverpooli po konsiderohet favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Dortmundit, Jude Bellingham.Të paktën kështu raporton ESPN, që i konsiderojnë “Të Kuqtë” një hap para skuadrave të tjera në garë për shërbimet e lojtarit.
Mesfusha është reparti ku skuadra e Jurgen Klopp po çalon më së shumti, andaj një ardhje e re do t’u ndihmonte në përmirësimin e rendimentit.
Ndonëse në verë erdhi Arthur Melo, impakti i tij nuk u vërejt fare. Braziliani më shumë po rri i lënduar, sesa në gjendje optimale për lojë.
Zbarkimi i mundshëm i Bellingham do t’ia shtonte kreativitetin e munguar mesfushës së Liverpoolit që po vuan shumë në këtë edicion.

Related posts

Mourinho përmbush misionin e tij, transferin lojtarin që e deshi shumë

Gazeta Max

Barcelona pritet të arkëtojë 320 milionë euro javën tjetër

Gazeta Max

Kamber Dehari kampion në MMA, fiton titullin e kategorisë WKU

Gazeta Max