GazetaMax
LAJME

Eurokomisari Varheji në Sofje, pastaj në Shkup

Shkup, 25 prill – Eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji që sot deri më 28 prill do t’i vizitojë Kroacinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Siç qëndron në kalendarin e aktiviteteve të tij në ueb – faqen e KE-së, eurokomisari Varheji gjatë qëndrimit në Zagreb, Sofje dhe Tiranë do të mbajë biseda bilaterale, ndërsa në Sofje do të marrë pjesë në Samitin BE – Ballkan.

Varheji do të jetë në Sofje, ku në të njëjtën kohë do të qëndrojë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. Tani për tani nuk ka detaje për agjendat e Varhejit dhe të Osmanit në Sofje.

Shefi i diplomacisë Osmani sot është për vizitë në Berlin ku me përfaqësuesit zyrtarë të Gjermanisë është duke biseduar për dosjen evropiane dhe nevojën e zhbllokimit urgjent të eurointegrimeve tona si investim gjeostrategjik i BE-së në emër të një rajoni të sigurt, stabil dhe prosperues në zemër të Evropës./Zhurnal.mk

Related posts

“Lista e zezë nuk u pamundëson politikanëve që të kenë një të ardhme të bardhë”

e-max

Shkollat e mesme hapin dyert për semimaturantët

e-max

Liqeni i Ohrit do mbushet me ujëra të zeza

e-max