GazetaMax
Lajme

Europarlamenti: Shumë shtete të BE-së kanë spiunuar qytetarët e vet me softuerin “Pegaz”

Bruksel, 9 nëntor – Përdorimi i softuerit të spiunimit “Pegaz” dukshëm ishte shtrirë në vendet e BE-së, konkludohet në raportin e komitetit hetues të Parlamentit evropian.

“Qeveritë e anëtareve të BE-së e përdorën këtë softuer kundër qytetarëve për qëllime politike”, është konkludimi nga projekt-raporti i publikuar në të cilin ceket se ekzistojnë indikacione se atë e kanë bërë Polonia, Hungaria, Greqia, Qiproja dhe Spanja.

Është kritikuar edhe Austria, sepse ish-kancelari austriak, Sebastian Kurc ka lidhje të afërta me pronarin e kompanisë izraelite NCO, e cila e bën “Pegaz”-in.

Plotësisht, në raport ceket se selia e kompanisë DSIRF (Decision Supporting Information Research and Forensic), që konsiderohet si provajder i softuerit për spiunim, ndodhet në Austri, ndërsa funksionarë të lartë të asaj kompanie kanë, siç ceket në raport, kontakte me Rusinë dhe Kremlinin.

Pasi që ekspertët për siguri të Majkrosoftit e akuzuan DSIRF-në se qëndron prapa serisë së sulmeve digjitale ndaj bankave, kompanive të avokatëve dhe kompanive strategjike në së paku tre vende, siguria shtetërore e Austrisë kreu hetim, por nuk gjeti dëshmi për zbatim të softuerit të spiunazhit.

DSIRF zhvilloi softuer të quajtur “Subzero” i cili përdorë të ashtuquajturat Zero-Day-Exploits në mënyrë që të ketë qasje drejt të dhënave dhe fjalëkalimeve të besueshme, kumtoi Majkrosoft në qershor.

“Zhvillimi i ‘spajuerit’ në vendet-anëtare të BE-së është kërcënim i madh për demokracinë në tërë kontinentin”, theksoi raportuesja kompetente e Parlamentit evropian, holandezja Sofi in t Veld. Sipas saj, ‘spajueri’ jo vetëm që i rrezikon të drejtat e sferës private, por i minon institucionet demokratike dhe i heshtë opozitën dhe kritikët. Softueri i tillë, shton ajo, ka efekt tmerrues ndaj lirisë së shtypit dhe shoqërisë civile për ndikim ndaj zgjedhjeve.

“Ky është skandal evropian, sepse u sulmuan edhe institucionet e BE-së, ndërkaq kjo ndikoi edhe në vendim-marrjen në BE”, pohon T Veld. Ajo u ankua se asnjë institucion zyrtar nuk ka dashur të bashkëpunojë me të në përgatitjen e raportit, ndërsa Këshilli i BE-së nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Parlamentit evropian lidhur me të. “Prandaj pasqyra nuk është e plotë, kemi vetëm 900 copë të mozaikut prej 1.000 copëve”, sqaroi ajo.

“Komisioni evropian është angazhuar zëshëm për demokraci dhe luftë kundër lajmeve të rrejshme, kështu edhe kohë më parë kur ishte marrë Tuiteri. Por, kur sulmet ndaj demokracisë vijnë nga brenda, Komisioni heshtë”, tha T Veld. Ajo vlerësoi se Komisioni evropian “ia tregoi muskujt” Elon Maskut, por me doreza të kadifenjta iu drejtohet anëtarëve të cilët përdorin softuer të spiunazhit ndaj qytetarëve të vet.

Related posts

Kasami viziton Korçën: Historia e qytetit, është histori e shqiptarëve

Gazetamax.mk

Zgjidhen edhe tre kryetar të Forumit rinor të BDI në Tetovë/ Alen Rasimi në nëndegën Brodec, Ilir Salihi në nëndegën Sellcë dhe Bujamin Avdija në nëndegën Drenovec

Gazetamax.mk

Korridori 8 dhe 10D, Grubi në Analiza 24: Një projekt që kthen vendin në pikë strategjike dhe të fuqishme ekonomike

Gazetamax.mk