GazetaMax
SPORT

Familja e Mbappes do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme

Pas Katarit, familja e Mbappes do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme.
Familja e sulmuesit Kylian Mbappe thuhet se do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme për t’u takuar me drejtuesit e Real Madridit.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qenë i lidhur fort me një lëvizje te Los Blancos kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Sipas RMC Sport, ky takim do të jetë mbi të drejtat e imazhit të Mbappes në rast se ai vendos të nënshkruajë për Real Madrid këtë verë.
Nëna e Mbappes, Fayza Lamari, këtë javë ka qenë në Doha, ku ka zhvilluar takime të ndryshme me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
PSG po ecën përpara me përpjekjet e tyre për ta bindur atë të nënshkruajë një marrëveshje të re, dhe sipas RMC Sport ata janë optimistë.
Megjithatë, familja e Mbappes dëshiron të dëgjojë të dyja palët për të pasur të gjithë informacionin në dispozicion në mënyrë që vetë 23-vjeçari të marrë vendimin përfundimtar.
Real Madridi është gjithashtu i bindur se mund të sigurojë nënshkrimin e një lojtari që nuk e ka fshehur ëndrrën e tij për të luajtur për klubin.
Mesazhet e Mbappe në muajt e fundit kanë qenë të paqarta. Më parë, deklaratat e tij dukeshin si një lamtumirë për PSG-në , por së fundmi ai duket se ka hapur derën për një kontratë të re.

Related posts

Real Madrid gjen zëvendësuesin e Modric dhe Kroos

e-max

Tragjedi në futboll, ndërron jetë futbollisti 13 vjeçar

e-max

Milan u rikthehet fitoreve, merr kreun e tabelës

e-max