GazetaMax
Lajme

Fati i Kosovës i ngjashëm me atë të Ukrainës, përkrahja e SHBA-së dhe Perëndimit jetike!

Shkup, 6 janar – Kosova, shteti i pavarur dhe sovran garantues i stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pothuajse po ndanë fatin e njëjtë me atë të Ukrainës shtet i cili po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në Evropë, dhe që aktualisht ndodhet nën presion luftarak nga pushtuesi rus. Mirëpo, përkrahja e vendeve Evropiane dhe SHBA-së ka qenë e pakompromistë duke ofruar mbështetje financiare dhe mjete ushtarake për të qëndruar ballë invazionit rus. Në sferën politike duke iniciuar shumë shtete që të sanksionojnë Rusinë për ndërhyrjen luftarake në territorin sovran dhe të pavarur të Ukrainës. Fundi i vitit që e lamë pas ishte i ngërthyer me tensione shumë të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me çka edhe shumë ekspert e parashihnin eskalim të situatës, duke marrë parasysh Serbinë që vazhdon të mbetet satelit i Rusisë, por në rast të një eskalimi të tillë përkrahja evropiane dhe amerikane a do të jetë e formatit të njëjtë në raport me Kosovën sikurse me Ukrainën?, shkruan Zhurnal.

Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë-

Gjermania premtoi dërgimin e tankeve, Franca po ashtu si dhe SHBA. Pas një telefonate mes presidentit Biden dhe kancelarit Scholz u mor edhe një vendim i rëndësishëm.

Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Francës dhe SHBA, që të dërgojnë armë të rënda të prodhimit perëndimor në Ukrainë. Pas një telefonate mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit amerikan Joe Biden është vendosur që Gjermania të dërgojë dhjetëra tanke Marder si dhe një sistem mbrojtës të raketave Patriot në Ukrainë. Deri tani nuk ka ndonjë vendim për dërgimin e tankeve moderne Leopard që është një prej kërkesave të kahershme ukrainase, por presidenti ukrainas Zelenski ka falënderuar publikisht presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për këto ndihma.

Franca vendosi të dërgojë armë më parë-

Franca ka vendosur të dërgojë “tanke të lehta për luftë” në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ia premtoi këtë kolegut të tij ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftoi pallati Élysée pas një telefonate mes dy presidentëve. Bëhet fjalë për tankun AMX-10 RC. Ai përdoret kryesisht për zbulim. Sa tanke do të dërgojë Franca në Ukrianë nuk është e qartë deri tani.

Si pjesë e të ashtuquajturit shkëmbim, Ukraina ka marrë tashmë tanke luftarake të dizajnuara nga sovjetikët nga vendet e Evropës Lindore. Pjesë e këtyre shkëmbimeve është edhe Gjermania, e cila me Sllovakinë ka arritur marrëveshje që atjo t’i dërgojë Ukrainës 30 automjete luftarake sovjetike BMP-1 në fund të nëntorit. Në këmbim, Gjermania do të dërgojë 15 tanke Leopard 2 A4 në Sllovaki. Por tani edhe në Gjermani është ndezur debati për dërgimin e tankeve luftarake të prodhimit perëndimor në Ukrianë, pas vendimit të Francës që të dërgojë tanke atje. E masa të ngjashme janë bërë të ditura edhe në Gjermani dhe SHBA .

SHBA do të dërgojë armë të reja

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me automjete të blinduara Bradley. Këto automjete janë të pajisura edhe me një top, një mitraloz dhe raketa. Presidenti Joe Biden iu përgjigj pozitivisht një pyetje të një gazetari nëse qeveria po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të këtyre armëve në Ukrainë, por presidenti nuk dha detaje të tjera. Fillimisht ishte e paqartë se cili model “Bradley” do të ishte i përshtatshëm për Kievin. Ushtria amerikane ka në pronësi mijëra Bradley që nga mesi i viteve 1980, të përdorura kryesisht për transportin e trupave. Automjetet do t’u jepnin forcave ukrainase më shumë fuqi në fushën e betejës dhe do të forconin aftësitë e tyre të luftës, transmeton DW.

Këto vendime vijnë pas kërkesave të shpeshta të presidentit Zelenski për dërgimin e armëve perëndimore, për të ndihmuar luftën kundër Rusisë. Ndër tjerash janë kërkuar edhe tanke gjermane Leopard dhe tanke amerikane Abrams. Qeveria gjermane ka refuzuar këto kërkesa – deri tani. Gjermania i ka siguruar Ukrainës deri tani, ndër tjerash, 30 tanke kundërajrore Gepard, e tani ka premtuar edhe sisteme të tjera të armëve.

Presidenti Zelenski njofton se trupat ukrainase kanë shënuar suksese të reja në këtë luftë.Flitet për kundërsulme në zonat e okupuara në Zaporizhje dhe vrasjen apo plagosjen e rreth 80 ushtarëve rusë. Më para pala ukrainase ka njoftuar edhe për suksese të tjera dhe vrasjen e qindra ushtarëve rusë. Moska ka konfirmuar vrajsen e dhjetëra ushtarëve të tyre. Sidoqoftë presidenti Zelenski thotë se me armët perëndimore Ukriana do të mund të mbrohet edhe më suksesshëm.

A do të ofrohet përkrahja e njëjtë edhe për Kosovën e cila ndanë fatin e njëjtë me atë të Ukrainës?

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA. E para, këtë nuk e pres. E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”, tha Escobar në një intervistë për REL.

Kjo deklaratë e të dërguarit special është përgjigje e dilemave të Beogradit të cilët po pretendojnë se faktori ndërkombëtarë nuk është në anën e Kosovës, që realisht faktori ndërkombëtarë qëndron në anën e të cilit u bëhet padrejtësi, shtypje dhe tentim për pushtim. Pra, shkurt dhe qartë në mënyrë precize është dhënë përgjigja se përkrahja e njëjtë do të jetë nga SHBA-të për Kosovën në rast eskalimi të situatës, apo ndonjë sulmi eventual nga Serbia.

Për sa i përket raportit të vendeve evropiane me Kosovën se si qëndron gjendja kuptohet kur fundi i dhjetorit ishte i shoqëruar me tensione të shumta, dhe Gjermania si shtet i fuqishëm dhe qendër evropiane është pozicionuar në mënyrë të qartë duke drejtuar gishtin e fajësisë në drejtim të Serbisë. Kjo u vërtetua pasi ka reaguar shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, e cila ka thënë atë se “Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme” duke i vlerësuar si deklarime luftënxitëse ato të Serbisë.

Nëpërmjet kësaj deklarate si dhe qëndrimeve të SHBA-së kuptohet qartazi se kush është agresori dhe luftënxitësi dhe kush është shteti që dëshiron paqe dhe stabilitet, prandaj Kosova është shtet sovran i pavarur dhe i sigurt, dhe i tillë do të vazhdojë të mbetet falë edhe përkrahjes së parezervë nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian. /Zhurnal.mk

Related posts

Tragjedia në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, identifikohen katër viktimat

Gazetamax.mk

Moti paradite do të jetë me diell dhe i ftohtë, nga e hëna pasdite me reshje shiu

Gazetamax.mk

Osmani: Dialogu, rruga e zbutjes së tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes

Gazetamax.mk