GazetaMax
Ballina

Fatmir Dehari godet VMRO-në: Qytetarët ju dhanë përgjigjen në vitin 2013, 2017 dhe 2021

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari përmes një postimi në rrjetet sociale i është drejtuar VMRO-së të cilët gjithnjë mundohen të kontestojnë fitoren e tij në këtë komunë për të tretin mandat me rradhë. Dehari thekson se tashmë qytetarët ju kanë dhënë përgjigjen atyre në tre ciklet zgjedhore duke e shpallur atë fitues dhe drejtues të komunës.

Postimi i Deharit:

Për VMRO- në,

Më 30 tetor të vitit 2021 kam fituar mandatin e tretë rradhazi në Komunën e Kërçovës nga vullneti shumicë i qytetarëve. Vazhdoj në bashkpunim me qytetarët, pavarsisht përkatsisë etnike të realizoj programin katërvjeçar të komunës, si dhe të menaxhoj problemet që paraqiten brenda kohës si pasojë e krizës energjetike botërore dhe krizave tjera ekonomike!

Është e drejtë qytetare të protestohet, apo të shfaqet paknaqësi e argumentuar, por asesi nuk është e pranueshme për mua të thirresh si militant i VMRO-DPMNE-së në emër të kërçovarëve.

VMRO-DPMNE-së qytetarët ia kanë dhënë përgjigjen në vitin 2013, 2017 dhe 2021 . Ndërsa unë i ftoj të jenë pjesë e bashkpunimit dhe zgjidhjes së problemeve, e jo shkaktarë si në të kaluarën, ashtu edhe tani i krijimit të problemeve.

Promovimi në emër të popullit për të fituar pikë politike dëmton imazhin e tyre dhe pikërisht kjo qasje e gabuar paraqet çrrënjosje të vlerave demokratike. Andaj, bëj thirrje që VMRO- DPMNE të jetë më e matur në veprime, të punojë pa shantazhe dhe të mendojë kthjellët në përmbushjen e premtimeve.

Zgjidhja e kërkesave nuk e ka vendin në rrugë, por brenda institucionit ku edhe janë të përfaqësuar përmes këshilltarëve të tyre.

Related posts

Pse mendojmë më mirë ndërsa ecim? Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja ka një efekt të dobishëm në tru

Gazetamax.mk

Këshilla për përdorimin e ujit te foshnjat

Gazetamax.mk

Emocionet e përditshme që na tregojnë diçka të rëndësishme

Gazetamax.mk