GazetaMax
Lajme

Faton Ahmeti shpall zyrtarishtë kandidaturën për degën e BDI-së në Tetovë

Tetovë, 23 Maj – BDI ka shpallur thirrje publike edhe për kandidaturat për disa degë e mes tyre edhe në Tetovë derisa kandidatura e parë publike tashmë është e Faton Ahmetit, drejtor aktual në Fondin për sigurim shëndetësor.

Të dashur bashkë-partiakë,

Të dashur anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Tetovë,

Të gjitha të arriturat për shqiptarët e Maqedonisë, janë si rezultat i kontributit të gjeneratave që i bashkërenduan aktivitetet si në vitin 2001, ashtu edhe në vitin 2002 me themelimin e subjektit tonë, subjekt ky i cili në 20 vitet e fundit u bë gardian i interesave shqiptare në shtetin tonë. Prandaj, me vullnetin më të madh për të kontribuar edhe më shumë në këto vlera, dua të Ju njoftoj për kandidimin tim për Kryetar të Degës së BDI-së në Tetovë.

Këtij rrugëtimi të ri, jam i gatshëm t’i nisem, duke besuar në vlerat e përbashkëta që i ndajmë, duke vlerësuar dhe respektuar kontributin e të gjithë anëtarëve dhe me mision për të hapëruar drejtë ndërtimit të së ardhmes së përbashkët dhe të sigurtë. Të ardhmen mund ta qëndisim bashkë, me punë, përkushtim, seriozitet dhe qasje korrekte ndaj njëri-tjetrit.

Në afatin e caktuar, deri tek Komisioni Zgjedhor i Partisë do ta dorëzoj edhe formalisht kandidaturën time, ndërsa para Jush të dashur bashkëpartiak, në kohën e caktuar për fushatë, do të prezantojë vizionin tim për funksionimin e degës së Tetovës.

Uroj të giithë së bashku të jemi shëndetplotë, dhe të na ndjekin sukseset në misionin tonë!

I juaji,
Faton Ahmeti

Po kush është Faton Ahmeti?

Faton Ahmeti (Mr.sc., MBA) lindi më 1987 në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ka kryer studimet deridiplomike në Farmaci, studime të Magjistraturës në Shkencat Farmaceutike, si dhe studime të Magjistraturës në Administrim Biznesi – Menaxhment.

Në periudhën 2009-2017 ka qenë i angazhuar në kuadër të projekteve të ndryshme në sferën e shëndetësisë, në pozicione të ndryshme edhe atë: Menaxher i projektit, Menaxher i cilësisë, Menaxher i mbështetjes për klientë dhe Analist i proceseve të punës.

Në periudhën 2017-2019 ka qenë i angazhuar si Sekretar Shtetëror, pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në periudhën 2019-2020 ka qenë i angazhuar si Udhëheqës Njësie pranë Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve.

Flet rrjedhshëm gjuhët: shqipe (gjuhë amtare), maqedone dhe angleze. Ka njohje mesatare të gjuhës gjermane, ndërsa shërbehet edhe me gjuhët turke dhe serbo-kroate.

Ka aftësi të avancuara në shfrytëzimin e teknologjive informative si: Pakoja Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Access, Outlook, Visio, Project). Posedon njohuri të shkëlqyeshme të aplikacioneve për kërkime shkencore si IBM SPSS dhe MegaStat.

Nga viti 2005 e në vijim është Anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim, aktualisht Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

Gjendja civile: i martuar, baba i një fëmije.

Related posts

Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Ramadani pas humbjes së djalit të tyre

Gazetamax.mk

Regjistri i pedofilëve, jashtë funksionimit

Gazetamax.mk

Pa ujë fshati Rashçe

Gazetamax.mk