GazetaMax
Ballina

Faton Fazliu zgjidhet kryetar i degës së Alternativës në Çair

Sonte, në një atmosferë impozante, vëllazërore dhe festive, m’u dha besimi që në katër vitet e ardhshme t’i prij degës së Alternativës në Çair.

Në fjalën time e falënderova Erhan Zyberin për garën demokratike dhe korrekte, si dhe për punën e deritanishme që e ka bërë në drejtimin e degës.

Po e pranoj detyrën për të parin e Çairit në Alternativë duke e ndjerë detyrimin e madh ndaj këtij subjekti që më ka rritur nga viti 2014.
Në të vërtetë, unë kam qenë këtu para se të lindë kjo parti, kam qenë në të gjitha sukseset e dështimet dhe sot me plot ndërgjeje e pranova sfidën që ta kthej degën e Çairit aty ku ka qenë – dega më e fuqishme e secilës parti në Çair.

Me këtë rast u premtova kuvendarëve se te Fatoni do ta gjeni njeriun që e forcon degën dhe që i sjell sukseset.

Uroj që nesër këtë mbështetje të mund ta kthejmë me suksese në zgjedhje.
Faleminderit shumë për mbështetjen.
Na priftë e mbara!

Related posts

Ju kujtohet “Gyneshi” nga seriali Më Fal, ja sa ndryshe duket sot ajo

Gazeta Max

Dieta pa karbohidrate dhe yndyra nuk ua zgjatë jetën

Gazeta Max

Si të bëheni një “femme fatale”?

Gazeta Max