GazetaMax
Lajme

Fëmijët, më të prekur nga viruset

Shkup, 30 Prill – Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë rikthyer gripin stinore. Sipas mjekëve sezoni i virozëve nga tetori mund të zgjasin deri në fillim të majit, që do të thotë se virulenca e gripit është në “goditjet” e fundit tek qytetarët. Blerta Mehmeti, mikrobiologë në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup tha se në dobësimin e imunitetit ka ndikuar edhe virusi korona. Por, kjo valë e gripit stinor është e zakonshme me ndryshimet e motit, shkruan Alsat.

Sa i përket vaksinave të gripit kanë mbrojtur shumë, kanë treguar shumë efekt tek pacientët, por sezoni gripave ka vënë dyshime te njerëzit shkaku që është pranverë dhe janë rritur llojet e alergjive prandaj ka simptome të tilla si teshtitjet, kollitjet, skuqje në fytyrë ose në trup. Imuniteti është dobësuar te shumica e njerëzve, por organizmi i njeriut është krijuar të rezistoj ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe të forcohet imuniteti me ushqime të shëndetshme dhe vitamine ashtu siç duhet”, tha  Blerta Mehmeti, Mikrobiologe

Në katër mujorin e këtij viti, në vend janë regjistruar mbi 865 raste të reja me grip dhe sëmundje të tjera të ngjashme me gripin te popullata nga 0 deri në 64 vjeç. Këto të dhëna janë 10 herë më të larta se një vit më parë, ndërsa në krahasim me dekadën e fundit epidemiologjike ky numër është dy fish më i madh. Më të prekur janë fëmijët, të moshuarit dhe të tjerët që kanë imunitet të dobët.

Të sëmurët janë regjistruar nga 9 qytete: 202 në Gostivar, 174 në Dibër, 73 në Tetovë, 35 në Kavadar, 34 në Ohër, Kumanovë dhe Strumicë nga 16 të infektuar, në Shtip dhe Shkup numri i të prekurve është më i vogël se 10. Këtë sezon vërehet rritje e rasteve me grip dhe sëmundjeve tjera të ngjashme me gripin”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik

Vaksinimi kundër gripit në vend filloi më 12 nëntor 2021. Deri më tash janë vaksinuar mbi 50,000 qytetarë. Konkretisht me vaksinat pa pagesë të cilat janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 54,822 persona që ju përkasin kategorive të rrezikuara të qytetarëve, ndërsa 4,360 persona të tjerë janë vaksinuar me vaksinat me pagesë të cilat jepen nga Qendrat e Shëndetit Publik. 

Related posts

Grubi priti në takim Artemis Malon: Rruga e përbashkët e integrimit të kurorëzohet në familjen e madhe europiane

Gazetamax.mk

Rritja e rrogave në arsim, Shaqiri: Çështja do zgjidhje sisitematike, jo protesta

Gazetamax.mk

Me konsensus nacional, është i mundur anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

Gazetamax.mk