GazetaMax
Ballina

Fëmijët që kalojnë mbi dy orë në ditë para televizorit, kanë më shumë gjasa të krijojnë vartësi nga bixhozi, duhani, kanabisi dhe alkooli kur të rriten

Fëmijët që kalojnë më shumë se dy orë para televizorit kanë më shumë gjasa që të jenë të varur nga bixhozi, duhani, kanabisi dhe alkooli kur ata të rriten – tregojnë të dhënat e një studimi të ri.

Studiuesit në Zelandën e Re shikuan të dhënat e 1.000 njerëzve nga fëmijëria deri në moshën 45 vjeçare. U bënë hulumtime çdo dy deri në gjashtë vjet për përdorimin e televizorit, nëse ata i ishin futur bixhozit apo çfarë droga përdornin.

Rezultatet treguan se ata që shikonin më shumë se dy orë TV gjatë netëve të javës, nga mosha pesë deri në 15 vjeç, kishin 29 për qind më shumë gjasa të kishin një problem bixhozi kur të rriteshin sesa ata që kalonin më pak kohë të ngjitur pas ekraneve.

Ata kishin gjithashtu 20 për qind më shumë gjasa të ishin të varur nga produktet e duhanit dhe kishin pasur një rrezik më të lartë të çrregullimit të përdorimit të alkoolit ose kanabisit në krahasim me ata që kalonin më pak kohë para ekraneve.

(Foto: Medical News Today)

Gjetjet mund të shkaktojnë shqetësim, duke pasur parasysh një studim të veçantë të publikuar në fillim të këtij muaji që tregoi se fëmijët amerikanë tani po shpenzojnë rreth katër orë në ditë duke ngulur sytë para ekraneve. Studiuesit sugjeruan se shikimi i pafund i televizorit mund të çojë në problem të varësisë te fëmijët dhe ta bëjë më të lehtë kalimin në një lloj tjetër varësie.

Dr. Helena McAnally, një eksperte e mjekësisë parandaluese në Universitetin e Otagos, e cila udhëhoqi punimin, ka thënë: “Ky hulumtim tregon se, për disa njerëz, shikimi i televizorit mund të jetë një shprehi e hershme e një problemi të varësisë ose mund të çojë më vonë në varësi me substancat dhe çrregullime të tjera”.

Megjithatë, rezultatet janë vetëm vëzhguese, që do të thotë se shkencëtarët nuk mund të vërtetojnë se televizioni nxit rrezikun e sjelljeve problematike më vonë në jetë. Ata nuk mund t’i përjashtojnë edhe faktorët tjerë, si gjenetika, ndikimi prindëror ose mungesa e mbështetjes sociale.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët të mos shikojnë më shumë se dy orë televizor çdo natë të javës – transmeton Daily Mail.

(Foto: Neuroscience News)

Në atë që besohet të jetë studimi i parë afatgjatë në botë mbi përdorimin dhe varësinë e televizorit, studiuesit rekrutuan 1000 fëmijë të lindur në vitet 1972 dhe 1973. Të rinjtë ftoheshin për shfaqje çdo dy vjet deri në moshën 15 vjeçare, ku prindërit plotësonin pyetësorët se sa shikonin televizor.

Më pas pjesëmarrësve iu kërkua përsëri çdo tre deri në pesë vjet për intervista ballë për ballë për të vlerësuar katër varësitë e mundshme. Fëmijët shikonin mesatarisht dy orë e njëzet minuta televizor çdo ditë në javë nga mosha pesë deri në 15 vjeç. Në përgjithësi 62 për qind shikonin më shumë se dy orë të rekomanduara në ditë dhe djemtë ishin më të prirë sesa vajzat.

Në moshën madhore, 372 nga 1.000 pjesëmarrës (rreth 37 për qind) u diagnostikuan me një çrregullim të përdorimit të alkoolit. Një tjetër rreth 36 për qind (369 nga 1003 pjesëmarrës) u zbulua se kishin një çrregullim të përdorimit të duhanit, ndërsa 18 për qind (190 nga 1,003) kishin një çrregullim të përdorimit të kanabisit.

Pjesëmarrësit u diagnostikuan më varësi përgjatë hulumtimit ku ata u pyetën nëse kishin vështirësi te kontrollonin përdorimin e tyre, nëse kishin varësi fizike, përballeshin me probleme sociale ose nëse kishin një përdorim të rrezikshëm të substancave në fjalë.

(Foto: Teens – LoveToknow)

Pirja e rëndë në SHBA përkufizohet si 14 pije në javë për meshkujt dhe shtatë në javë për femrat.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se 18 për qind (150 nga 861 pjesëmarrës) ishin diagnostikuar me një varësi nga bixhozi. Kjo u diagnostikua te njerëzit që shpenzuan një kohë të gjatë duke marrë parasysh përvojat e tyre të lojërave të fatit, kanë ndier nevojën për të luajtur bixhoz për të marrë më shumë para, ose janë ndier ndonjëherë të shqetësuar ose nervozë kur janë përpjekur të evitojnë lojërat e fatit.

Related posts

Mos lejoni që të jeni zgjedhja e dytë e dikujt

Gazetamax.mk

Miqtë e partneres së Putinit, Alina Kabaeva i luten asaj që ta bindë presidentin rus t’i japë fund luftës

Gazetamax.mk

Si t’i tregosh shoqes së ngushtë që partneri e tradhton

Gazetamax.mk