GazetaMax
Kuriozitete

Fenerbahce e përjashtoi nga skuadra, Ozil habit me reagimin e tij!

Fenerbahce e ka përjashtuar nga ekipi i parë futbollistin Mesut Ozil për shkak të debatit me trajnerin dhe tashmë ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke theksuar se klubi është në vend të parë.
Mediat në Turqi shkruajnë se trajneri i këtij klubi, Ismail Kartal, i ka thënë hapur futbollistit se nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij.
Ozil pësoi një poshtërim të madh pasi Fenerbahce e ka përjashtuar nga skuadra.
Megjithatë, Ozil u shpreh se Fenerbahçe është në vend të parë, duke postuar flamurin e Turqisë dhe klubit.
“Fenerbahçe është më e rëndësishmja”, ka shkruar shkurt Ozil.

Ozil erdhi në Fenerbahce pak më shumë se një vit më parë, kur Arsenali i ndërpreu kontratën dhe turqit e paraqitën si përforcim të madh.
Për shkak të dëmtimeve të shumta nuk e përmbushi epitetin e përforcimit më të madh në historinë e klubit dhe dështoi plotësisht gjatë qëndrimit të tij në Turqi.

Gjatë karrierës së tij, 33-vjeçari luajti për Real Madrid, Schalke dhe Werder Bremen.

Related posts

Ballkani debuton në garat evropiane, sot në Prishtinë përballet me Zalgiris të Lituanisë

Gazeta Max

Milan planifikon të blejë sulmuesin që po bën “namin”

Gazeta Max

Berisha ka synime të mëdha 

Gazeta Max