GazetaMax
Sport

FFK dënon Prishtinën, pas incidenteve gjatë ndeshjes me Ballkanin

Federata e Fubollit e Kosovës e ka dënuar skuadrën e Prishtinës, pas incidenteve  të shkaktuara mes tifozërisë se klubit “bardhekaltër” dhe tifozëve të Ballkanit.
Përleshja fizike që ndodhi të dielën që lamë pas, në derbin e javës në Superligë, nuk shpëtoi pa dënime nga shtëpia më e madhe e futbollit kosovar.
Siç thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor, “Plisat” u janë vërsulur fizikisht tifozëve mysafirë duke u shkaktuar lëndime trupore, ku, pos kësaj, kanë kënduar kor me shprehje ofenduese për “Xhebrailat” dhe e kanë dëmtuar barin sintetik me mjete piroteknike.
Dënimi për ish-kampionët e Superligës do të jetë dy ndeshje jashtë stadiumit të tyre dhe gjobë prej 1200 eurove. Pos kësaj, pritet që Prishtina ta paguajë dëmin që tifozët e saj i shkaktuan stadiumit.
Në anën tjetër, me gjobë u dënua edhe FC Ballkani, për shkak se tifozët shkaktuan dëme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Më poshtë gjeni vendimet:
V E N D I M E:
FC ”Ballkani”. Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanë demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve te zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaqësuesve zyrtar të ekipeve. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Po ashtu, obligohet FC “Ballkani”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “Xhebrailat”, në stadiumin “Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent.
FC “Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes shtegut të atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozët mysafirë ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Tifo grupi ”Plisat”, në minutën e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive.I. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore FC “Prishtina”, dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë. (Jashtë qytetit të Prishtinës).II. FC “Prishtina”: Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).III. Obligohet FC “Prishtina”, që dëmin eshkaktuar nga tifo grupi “ Plisat” , në stadiumin “ Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent.
KF”Vushtrria”. Në min 60, nga tribuna lindore hudhen shishe dhe kanaçe në drejtim të lojtarit mysafir të cilit po i ofrohej ndihma mjekësore afër tribunës pas një dueli me lojtarin kundërshtar, për çka loja ishte ndërprerë për tetë (8) minuta, derisa është zbrazuar tribuna lindore. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C të Rregullorës disiplinore: Dënohet me (3) tri ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK. ( Recidivist).
KËSHILLA JURIDIKEPala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 09.09.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 09.09.2022Komisioni disiplinor; shkalla e parë, Kryetar: Metë Çeku. 

Related posts

Zyrtare: Diogo Jota rinovon kontratën me Liverpool

Gazetamax.mk

Lopetegui shumë afër që të bëhet menaxher i Wolves

Gazetamax.mk

Roma me ofertë zyrtare për Dybalan

Gazetamax.mk