GazetaMax
Sport

Filipçe: Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane është një bazë e mirë për unitet në vend

2

Shkup, 27 nëntor – Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane, i cili udhëhiqet nga opozita në Kuvend dhe anëtarët e të cilit përfshijnë përfaqësues të qeverisë, organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë, përfaqëson një platformë të gjerë, e cila, nëse funksionon siç është planifikuar, është një bazë e mirë për të arritur unitetin kombëtar në lidhje me çështjet kyçe që lidhen me proceset integruese evropiane.

Këtë e theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

“Nëse Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane funksionon në atë mënyrë që Qeveria ta informojë për gjithçka që po ndodh, si po realizohen reformat nga agjenda e reformave, nga plani i rritjes, do të kemi një punë të përbashkët”, tha Filipçe, i cili si deputet është kryetar i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane.

Kryetari i LSDM-së rikujtoi edhe një herë se e gjithë agjenda e reformave dhe Plani për Rritje janë përgatitur nga Qeveria e LSDM-së dhe se Qeveria aktuale ka bërë ndryshime shumë të vogla para se kryeministri aktual Hristijan Mickoski të nënshkruajë në këto dokumente.

Filipçe theksoi se LSDM-ja do të mbështesë çdo pozicion të përmirësuar, të cilin Qeveria sipas premtimeve do ta sigurojë.

Lidhur me përpjekjet për të mbështetur ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, Filipçe tha: “E njoftova presidentin se gjatë negociatave, kur LSDM i udhëhoqi ato, ne u përpoqëm që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi me vonesë, por më pas nuk u pranua nga pala bullgare nën udhëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Kiril Petkov. Kështu që ne do të mbështesim çdo pozicion të përmirësuar”.

BURIMI: zhurnal.mk

Related posts

Presion i madh mbi supet e Kylian Mbappes – Ancelotti llogarit në yllin francez për “rikthimin” ndaj Arsenalit

Gazeta Max

Nedim Bajrami nuk është më beqar, zbulohet bukuroshja që ia ka rrëmbyer zemrën

Gazeta Max

Pa ujë lagjja “Maxhir Maalo” për shkak të defektit rrugor

Gazeta Max