GazetaMax
Lajme

Filloi fushata e MPB-së dhe UNDP-së “Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër jo me armë”

Shkup, 6 tetor – “Çdo plumb ka një objektiv!” Festoni me zemër, jo me armë”, është slogani i fushatës së re për ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. Aktiviteti zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Qëllimi kryesor i fushatës është të paralajmërojë për pasojat e përdorimit të paautorizuar të armëve të vogla dhe të lehta, veçanërisht gjatë festave, si dhe të zvogëlojë numrin e incidenteve që lidhen me të shtënat.

Në ceremoninë e sotme të fillimit zyrtar të fushatës, që u mbajt në hotelin “Aleksandar Pallas”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se lufta kundër tregtisë ilegale të armëve është prioritet strategjik i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Si rezultat i aktiviteteve të planifikuara të intensifikuara në këtë fushë, rezultate veçanërisht domethënëse janë arritur vitin e kaluar, si me rritjen e numrit të krimeve të zbuluara, ashtu edhe me rritjen e sasisë së përgjithshme të armëve, municioneve dhe lëndëve shpërthyese të sekuestruara. Paralelisht me këtë, po punohet në mënyrë aktive për ngritjen e vetëdijes publike për rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të zjarrit. Konkretisht, pjesëmarrja e partneritetit në këtë fushatë së bashku me UNDP-në tregon edhe një herë vendosmërinë tonë, krahas veprimit represiv, që të vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi në fushën e parandalimit, në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, mbi të gjitha në komunitetet lokale”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai theksoi se gjatë vitit të kaluar, deri në fund të shtatorit, policia ka regjistruar 14 raste të keqpërdorimit të armëve gjatë festave dhe kremtimeve dhe të gjitha janë zgjidhur penalisht.

Fushata e re në të njëjtën kohë do të zbatohet në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë në suaza të projektit “Qasja institucionale e integruar ndërkufitare në luftën kundër tregtisë ilegale të armëve dhe armëve të vogla dhe të lehta”.

Nëpërmjet aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme, qytetarët do të inkurajohen të raportojnë për të shtëna të paautorizuara, por do të punohet edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, veçanërisht në rajonet kufitare, për të luftuar në mënyrë efikase tregtinë e paligjshme të armëve.

Zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Sanja Bojaniq theksoi se do të arrijmë ta reduktojmë numrin e incidenteve të shkaktuara nga armët e zjarrit vetëm nëse të gjithë së bashku punojmë për të arritur këtë qëllim.

“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ata janë aktorët kyç të kësaj historie dhe se duhet të festojnë “me zemër, por jo me armë”, pra të mos i marrin armët gjatë ahengjeve. Siç thotë slogani i fushatës “çdo plumb e ka një shënjestër”, madje edhe ata që gjuhen në momente të lumtura, pa synim për të lënduar dikend, mund të marrin jetën e njeriut. Mu për këtë, UNDP-ja është e përkushtuar për ndërtimin e komuniteteve të sigurta përmes rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me MPB-në dhe partnerët tjerë nacional”, tha Bojaniq.

Në aktivitetin e sotëm u shfaq edhe një ekspozitë me titull “Po sikur…?”, e cila përmbante tituj nga raportet e mediave për incidentet e shkaktuara nga plumbat endacakë. Ideja e ekspozitës është të pyesim veten se sa lehtë i tejkalojmë këto lajme, pa pyetur veten “Po sikur të goditet njeri?”. Qëllimi është të ndryshohet ky perceptim dhe të inkurajohet raportimi dhe dënimi i çdo gjuajtjeje të paautorizuar.

Fushata “Çdo plumb ka një objektiv!” Festoni me zemër, jo me armë” financohet nga qeveritë e RF të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Mbretërisë së Suedisë, Republikës së Francës, Mbretërisë së Holandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë nëpërmjet Fondit shumëpartnerësh të mirëbesimit dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Related posts

Krenar Lloga punëson mikun në kabinetin e Mexhitit, gruan në klinikë?!

Gazeta Max

Shtyhet seanca për rastin “Llaskarca”, mungoi inspektuesi Zekirija Zekiri

Gazeta Max

Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës

E punësoi, e vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq! Ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit

Gazeta Max

Kovaçevski – Sholc: Vendimi i qartë për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike për BE-në

Gazeta Max

Javën e kaluar 3 raste të murtajës afrikane në Kumanovë

Shënohet dita e Komandës për operacione

Gazeta Max

Reagim i VMRO për qëndrimet e deklaruara të Arsovskës

Gazeta Max

Besimi: Masa të targetuara dhe konsolidim fiskal si përgjigje ndaj inflacionit dhe rrezikut të stagflacionit

Gazeta Max