GazetaMax
Lajme

Filloi inspektimi/ Si u shkaktua zjarri në “Makedonija Tabak” në Tetovë?

Tetovë, 2 qershor – Sot në ora 10 ka filluar inspektimi në ish-kombinatin e duhanit “Makedonia Tabak”, ku të hënën ka shpërthyer një zjarr, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga zjarri kanë mbetur të lënduar rreth pesëmbëdhjetë zjarrfikës, të cilët kanë luftuar për dhjetë orë për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

“U janë dhënë urdhra ekspertëve të disa fushave në Departamentin për Hetime dhe Ekspertiza Mjeko-teknike në MPB që të fillojnë të konstatojnë se ku dhe si ka filluar zjarri. Janë të pranishëm ekspertë për analizat kimike, në fushën e zjarrit dhe të ngjashme, si dhe përfaqësues të ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe MPB-së, njoftuan sot nga Prokuroria.

Rreth zjarrit nesër duhet të mbahet mbledhje nga Shtabi i Krizave Komunale, ka bërë të ditur kryetari i komunës Bilal Kasami.

“Sipas informacioneve që kam nga Shtabi i Krizave, pas shuarjes së zjarrit 24 orë duhej njësia e zjarrfikësve dhe policia ta sigurojnë vendin dhe në atë kohë duhet të dilte Prokuroria për të përcaktuar shkaqet. Nuk kam informacione nëse është bërë inspektimi dhe cilat janë informacionet fillestare. Nesër kemi një seancë të Shtabit të Krizave Komunale ku do të njoftohemi për të gjitha këto”, tha Kasami.

Pas seancës së parë, Shtabi Komunal i Krizave kërkoi kontroll të matjes së cilësisë së ajrit nga Qeveria, si dhe masa të tjera për përballimin e pasojave të zjarrit.

Related posts

Grkovska: Përballja me dezinformatat paraqet përgjegjësi shoqërore

Gazetamax.mk

Gjekmarkaj: Osmani është diplomat racional dhe efikas

Gazetamax.mk

EMV mori 61 milionë euro për krizën energjetike, MEPSO e digjitalizon rrjetin

Gazetamax.mk