GazetaMax
Ballina

Fillojnë punimet për linjën e interkonjeksionit 400 kV me Maqedoninë e Veriut, Balluku: Shton kapacitetet tona transmetuese

Ka nisur puna për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400 kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Elbasan, ishte e pranishme Zv/Kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ambasadori gjerman i Karl Bergnersi dhe dhe përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe të institucioneve të linjës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se kjo është një ditë e rëndësishme për sistemin elektroenergjetik shqiptar, një projekt rajonal dhe më gjerë.

“Këtu jemi në Korridorin VIII që ka disa komponentë atë energjetik, hekurudhor, rrugor dhe mbi të atë gjitha është korridori i sigurisë evropianë”, tha Balluku teksa bëri të ditur se ky korridor, i quajtur ndryshe si “Via Egnatia në energji elektrike”, pjesë e korridorit të 8-të si infrastrukturë themelore ndërkufitare në energji elektrike, do të lidhë ngushtë tregjet e të dy vendeve dhe do të ndikojë në mënyrë të rëndësishme, si në kombinimin e burimeve natyrore për prodhim të energjisë elektrike, ashtu edhe në uljen e kostove respektive të furnizimit të të dy tregjeve me energji elektrike, duke rritur konkurrueshmërinë e rajonit, si edhe duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike të të dy vendeve.

“Kjo linjë interkonjeksioni i shton kapacitetet tona transmetuese me 1500 megavat orë, duke na dhënë komoditet për trasmetimin e energjisë. Gjithashtu, linja rrit sigurinë energjetike si dhe i shërben integrimit më të gjerë rajonal të të dy vendeve në tregun elektroenergjetik ballkanik dhe më gjerë”, u shpreh Balluku.

qeveria shqiptare ka një garë me kohën, nënvizioi Balluku, sepse Shqipëria ka humbur vite të tëra në regjimin komunist dhe  më pas dekada të tëra në tranzicion.

“Ky është një projekt i BE dhe vendeve partnere dhe shumë projekte të tjerë po marrin jetë.  Ky është një projekt rajonal dhe një projekt europian.  Sot ne tregojmë historinë tonë të suksesit se si një vend i vogël prodhon 100%  energji të rinovueshme, por që ka një strategji agresive për të ardhmen që do e kthejë vendin tonë një  eksportues neto që do të ofrojë sigurinë energjitike për një rajon kaq të rndësishëm sikurse është Ballkani.

Ministrja Balluku ka lancuar dhe projektin tjetër që ka të bëj me ngritjen e një parku fotovoltaik .

“Shqipëria është në ditët e saj më të mirë për sa i përket zhvillimeve energjetikë, ne sot urojmë ambasadorin e BE-së për një tjetër mbështetje që kemi marr për energjinë e rinovueshme ku na është aprovuar rreth 10 mln euro për ndërtimin e një parku fotovoltaik”.

Ndërsa ambasadori gjerman Karl Bergnersi nënvizoi se ky projekt është në të mirë të popullit shqiptar dhe ka atë rrafshin e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

“ Ky investim mbyll atë unazën e shkëmbimit të energjisë mes Shqipwrisw, Greqisw dhe Maqedonisw sw Veriut.  Kjo linjë do afrojë lidhjen mes Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë drejtë Italisë. Në këtë mënyrë është një projekt i madh evropian.  Një partneritet evropian i klimës duke përmirësuar efiçencën e energjisë elektrike duke pasur më pak humbje teknike në linjat e tensionit”, theksoi ai.

Related posts

Rikthehet Prendo me një super baladë quhet “Pa ty”

Gazetamax.mk

Donaldi sapo konfirmoi bashkimin me Bora Zemanin?!

Gazetamax.mk

Përfitimet nga konsumimi i bajameve

Gazetamax.mk