GazetaMax
LAJME

Fillon shënimi i Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maj

Shkup, 27 prill – Me promovimin e objektit të 73-të të rikonstruuar, ndërtesa e RPB-së Radovish, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot fillon shënimi i Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maj, informojnë nga MPB.

“Më 30 prill, të shtunën gjysmë ore pas mesditës, në Strumicë- para Shtëpisë së ARM-së, në Kriva Pallankë – në Stadiumin e qytetit, në Veles – në Parkun Rinor, në Strugë – në parkun e plazhit për burra dhe në Krushevë – në Gumenje, banorët e këtyre qyteteve, por edhe vizitorët nga vendet e rrethinës, do të mund të shoqërohen me nëpunësit policor nga të gjitha njësitë, të njoftohen me profesionin e policit, por edhe pajisjen e tyre, ndërsa për freski muzikore të qytetarëve do të kujdesen miqtë e muzikës së MPB-së”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Prej atje shtojnë se më 5 maj ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, do ta hapë Konferencën rajonale të drejtorëve të policive, ndërsa një ditë më vonë, më 6 maj, MPB do të realizojë aksion për dhurimin e gjakut në nder të Ditës së Policisë së Maqedonisë. Ditën e njejtë është caktuar edhe promovim i monografisë “MPB për qytetarët”.

“Festimi i 7 Majit, sërish, do të fillojë me dorëzimin e luleve në pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të vdekur të policisë, ndërsa manifestimi qendror për shënimin e Ditës së policisë këtë vit do të zhvillohet në Sheshin e qytetit në Dellçevë, me fillim në ora 12:30, të cilën qytetarët tanë në mbarë vendin do të mund ta ndjekin drejtpërdrejtë në programin e RTVM-së”, theksojnë nga MPB

Related posts

Nedellkov: Nuk bëjmë inate me Qeverinë, këto janë probleme reale

e-max

MPJ bullgare dënon dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër

e-max

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu në Tetovë

e-max