GazetaMax
Lajme

“Flamuri” te rrethi në Prishtinë ishte jelek pune, u vendos për Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve

Ai që u raportua se ishte flamur tek rrethi kryesor në Prishtinë ishte një jelek pune, i cili u vendos për Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve.

“Friedrich Ebert Stiftung” përmes një postimi në Facebook tha se ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve, të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve.

“Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune. Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve”.

“Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune. Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet tutje në shkrim.

Related posts

Dimitrov: Të pretendosh se identiteti i dikujt është falsifikim, e palogjikshme

Gazeta Max

Dimitrievski: Badenteri vë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit, keqpërdoret nga partitë politike

Gazeta Max

Taleski: LSDM-ja nuk përzihet në punët e brendshme të BDI-së

Gazeta Max