Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse ka folur në një konferencë për media.
ka thënë se është i gatshëm të debutojë për dy ndeshjet e muajt mars, me të 24-tin mars luan në Prishtinë në “Fadil Vokrri” ndaj Burkina Fasos kurse me datë 29-të, në Zurich përballet me Zvicrën.
Giresse tha se ky grumbullim do t’i shërbejë për t’u njoftuar me lojtarët dhe objektivat që i kanë si ekip para vetes.
“Pas publikimit të listës së lojtarëve për këto dy ndeshje, dhe para se gjithash me rëndësi është njoftimi më lojtarët, që të njihemi së bashku, pastaj të njoftohen me mënyrën e organizimit, punës dhe si do të funksionojmë në këto dy miqësore. Padyshim, do të tentojmë të ftojmë pothuajse të gjithë lojtarët e ftuar. Është shumë normale për një trajner të ri që t’i njoh kapacitet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën. Duhet të vazhdojmë me dinamikën e ekipit aty ku ka mbetur. Secili lojtar duhet ta tregojë veten në lidhje me objektivat që i kemi para vetes”.
Ai theksoi se sulmuesi Emir Sahiti që është ftuar për herë të parë te Kosova, do të mungojë për shkak të lëndimit dhe pritet të zëvendësohet me ndonjë tjetër.
“Sahiti është lënduar dhe mungon, do të tentojmë ta zëvendësojmë. Po ashtu, edhe sot do të mbajmë një stërvitje prej orës 18:30, ndonëse ishte e paplanifikuar”.
“Jam i informuar që ka ndodhur një problem me lojtarin në fjalë, do të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen. Do të duhet të njihem më shumë me lojtarët dhe ka gjasa që të ftohet edhe ai”.
Trajneri i Kosovës shtoi se dy miqësoret e këtij muaji, do t’i shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve, e cila nis në muajin qershor.
Alain Giresse tha se objektivat për këtë ligë janë maksimale.
“Janë dy ndeshje që na shërbejnë të përgatitemi sa më mirë për Ligën e Kombeve, në të cilën do të futemi me ambicie maksimale”.