GazetaMax
Kuriozitete

Florenzi operohet, mësohet kohëzgjatja e mungesës

Operacioni i Florenzit rezulton i suksesshëm – procedura dhe kohëzgjatja e mungesës.
Milani ka konfirmuar se Alessandro Florenzi do ta fillojë procesin e rehabilitimit pas ndërhyrjes së suksesshme artroskopike në gjurin e tij të majtë.
Futbollisti italian e lëndoi meniskun gjatë ndeshjes së të hënës ndaj Bolognas dhe u detyrua të operohej.
“Milani mund të konfirmojë se Alessandro Florenzi i është nënshtruar sot (e mërkurë) operacionit artroskopik në gjurin e majtë të kryer nga Dr Piero Paolo Mariani”.

“Meniskektomia, e kryer në prezencë të mjekut të klubit të Milanit, Lucio Genesio, ishte e suksesshme. Alessandro do ta fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit”, thuhet në njoftimin e Milanit.
Gjasat që 31-vjeçari të luajë këtë sezon janë shumë të vogla, ashtu që trajneri Stefano Pioli ka pak opsione në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Florenzi u huazua te Milani gjatë verës nga Roma dhe pritet të shihet nëse Rossonerët do të vendosin ta bëjnë afatgjatë qëndrimin e tij.

Related posts

West Ham synon goditjen e dytë të madhe – mbrojtësi i PSG në shënjestër

Gazeta Max

PSG në garë për yllin e Premier League

Gazeta Max

Strategjia e Manchester Cityt me Guardiolën për të nënshkruar me Haalandin

Gazeta Max