GazetaMax
Kuriozitete

Florian Marku nderohet me çmimin “Ylli i madh” nga Shqipëria 

Florian Marku së fundi ka arritur një tjetër sukses historik në boks pasi është shpallur kampion në kategorinë WBC Silver pasi mposhti boksierin meksikan Miguel Ramirez.
Lufta që zgjati plotë dhjetë raunde u mbyll me fitoren e Markut pas vlerësimit me pikë nga ana e gjyqtarëve.
Pas këtij suksesi, Republika e Shqipërisë e ka nderuar atë me çmimin “Ylli i madh” dhe për këtë është shprehur shumë krenar vet boksieri i cili ka thënë se kjo i jep edhe më shumë forcë për të sjellë tituj të tjerë.
“Kur fillova karrierën time si sportist nuk e kisha menduar që një ditë do vlerësohesha nga vendi im me medaljen e “Yllit të Madh”. Ky nderim nga ana e Qeverisë Shqiptare më jep akoma dhe më shumë forcë për të sjellë titujt botërorë në vendin tonë dhe ndeshje të tjera të mëdha”, ka shkruar Marku në “Facebook”.

Related posts

Chelsea do të zhvillojë bisedime me Brojan – vendosin për të ardhmen e tij

Gazeta Max

Madrid i hynë garës për transferimin e Haaland

Gazeta Max

Askush si njeriu i historisë: Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë që shpallet kampion në pesë kampionatet më të forta në Evropë

Gazeta Max