GazetaMax
Adrenaline

Formacionet e mundshme për ndeshjen Milan – Napoli

Milan dhe Napoli do përballen sot, në kuadër të Serie A.
Ndeshja e xhiros së shtatë në ligën italiane ka vendosur përball Milanin dhe Napolin.
Dy këto skuadra që kanë paraqitje të njëjta në Serie A, ashtu si edhe pikët.
Kampionët në fuqi Milani kanë vazhduar të tregojnë forcat e tyre këtë sezon si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke marrë fitore të sigurta ndaj Interit, Bolognas, Sampdorias e Udineses dhe duke humbur pikë vetëm në barazimet e vështira me Sassuolon dhe Atalantën.
Ata u rikthyen nga barazimi i tyre me RB Salzburg në Ligën e Kampionëve me një fitore kundër Dinamo Zagrebit në fillim të kësaj jave.
Napoli gjithashtu kanë zhvilluar performanca të mira.
Ata fituan ndaj Veronas, Monzas, Lazios, Spezias në Serie A, barazuan 1-1 me Leccen dhe 0-0 me Fiorentinën ishin dy rrëshqitjet e vetme deri më tani, kurse mposhtën edhe Liverpool dhe Rangers në Ligën e Kampionëve.
Stefano Pioli nuk mund të llogarisë te Alessandro Florenzi, Ante Rebic, Zlatan Ibrahimovic dhe Divock Origi, të cilët janë jashtë të lënduar. Rafael Leao është pezulluar, duke kufizuar më tej opsionet përpara.
Luciano Spalletti është edhe pa sulmuesin e tij yll – Victor Osimhen është përjashtuar pas një lëndim të pësuar, duke e lënë atë jashtë fushës për rreth një muaj. Diego Demme nuk është gjithashtu i disponueshëm.
Formacionet e mundshme për Milan – Napoli, që fillon në orën 20:45:
Milan: Maignan, Kalabria, Kalulu, Tomori, Hernandez, Tonali, Bennacer, Messias, De Ketelaere, Saelemaekers, Giroud.
Napoli: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui, Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski, Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.

Related posts

ZYRTARE | Milan dhe Puma rinovojnë së bashku, ja të gjitha detajet

Gazetamax.mk

Shkupi eliminohet nga Dinamo Zagreb, kalon në kualifikueset e Europa League

Gazetamax.mk

Lamtumirë Barcelonë, Depay po rikthehet në Premierligë

Gazetamax.mk