GazetaMax
Lifestyle

Fshati austriak po thur gardh për t’i ndaluar turistët

Hallstatt, fshati i vogël pranë maleve austriake, ka ngritur një gardh për t’i penguar turistët të vizitojnë fshatin.

I famshëm për pamjet e bukura dhe shtigjet akullnajore, së fundmi banorët ngritën gardhin për shkak të numrit të lartë të turistëve që shkrepnin shumë fotografi, shkruan BBC.

Gardhi që atëherë është rrëzuar, por kryebashkiaku i Hallstatt thotë se ai dëshiron të vendosë një pankartë për t’u kujtuar turistëve se njerëzit jetojnë në zonë.

Kryetari i Bashkisë, Alexander Scheutz, u tha gazetave austriake se njerëzit që jetojnë në zonë donin të liheshin të qetë. Qyteti ka vendosur më parë kufizime për makinat dhe autobusët, por thotë se ata rregullisht arrijnë kufirin ditor për 450 makina dhe 54 autobusë.

Barriera është hequr që atëherë, por kryebashkiaku Scheutz thotë se ai dëshiron që të vendoset një pankartë për t’u kujtuar turistëve se njerëzit jetojnë në qytet. Mbi një milion turistë shkojnë në Hallstatt çdo vit për të bërë fotografi në vendin që frymëzoi filmin e animuar të Disney, Frozen, shkruan BBC.

Hallstatt është vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që do të thotë se mbrohet si një vend i veçantë për shkak të historisë së tij. Është jashtëzakonisht popullor për pamjet e tij piktoreske, i ulur pranë një liqeni në malet austriake.

 

Related posts

Pjesët e trupit që plaken më shpejt

Gazetamax.mk

Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave

Gazetamax.mk

Pas performancës së shkëlqyer në Fest 61, Vanesa Sono sjell klipin e këngës “Aroma jonë”

Gazetamax.mk