Trajneri i Paris Saint Germain, Christophe Galtier ka folur në lidhje me afatin kalimtar të verës.
Pas transferimit të Vitinhas, Renato Sanches, Nordi Mukiele dhe Nuno Mendes, kampioni francez nuk do ndalet me aq.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet trajneri i parisienëve.
Menaxheri i PSG-së përmendi se disa lojtarë mund të largohen nga klubi në afatin kalimtar të transferimeve dhe disa nënshkrime të reja mund të përfundojnë përpara mbylljes së dritares.
“Do të ndryshojë shumë gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar. Lojtarët janë në proces të largimit, të tjerët presin të bashkohen me ne. Do të shohim se si do të ndodhë. Ne kemi identifikuar pozicionet në të cilat duhet të forcohemi, të marrim lojtarë që do të shtojnë vlerat, por nëse do të bëhet apo jo, nuk e di”, u shpreh Galtier.
Më herët në dritare, Neymar ishte i lidhur me një lëvizje te Chelsea, por marrëveshja nuk u realizua. Braziliani tashmë ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në tre ndeshjet e tij të para të sezonit në Ligue 1 dhe nuk ka gjasa që klubi francez ta lërë yllin e tyre në formë të largohet tani.
previous post