GazetaMax
Lajme

Ganiu dhe Purrini, takim me kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimin

Kryetari komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me nënkryetaren, SerminePurrini, sot vizituan kryetarin e Haraçinës, RidvanIbraimin.

“Në fokusin e bisedës sonë ishte vendosja e një bashkëpunimi më të fuqishëm mes Çairit dhe Haraçinës, gjë që konstatuam se do të jetë tejet e mirëseardhur duke pasur parasysh edhe afërsinë dhe lidhjet familjare që kanë banorët e të dyja komunave”, ka njoftuar Ganiu.

Mirëqenia e qytetarëve dhe përmirësimi i kushteve ishin temë diskutimi.

“U zotuam se përmes projekteve të përbashkëta do të mundohemi të ndikojmë në përmirësimin e mirëqenies së banorëve tanë. Z. Ibraimi e përkujtova se Komuna e Çairit, por edhe unë si kryetar i saj gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të gatshëm dhe të hapur për të vendosur raporte të mira bashkëpunimi me komunat e tjera në mbarë vendin, por edhe më gjerë”, ka përfunduar kryetari i Çairit.

Related posts

Petrovska për “Swift Response 22”: Stërvitje në të cilën tregojmë aftësitë tona

Gazeta Max

Pas Kumanovës plas edhe në ASH-në e Haraçinës

Gazeta Max

Në Kuvend filloi takimi i kryeministrit Kovaçevski me liderët e partive parlamentare

Gazeta Max