GazetaMax
Lajme

Gashi e Kasami urojnë Taravarin për zgjedhjen si kryetar i ri i ASH-së

Shkup, 24 dhjetor – Pasi sot Arben Taravari u zgjodh si i pari i Aleancës për Shqiptarët, urimet e para nga liderët politik erdhën pikërisht nga dy liderët tjerë të partive politike Lëvizja Besa e Alternativa.

Zgjedhjen e tij si kryetar partie nuk nguroi ta urojë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, informon Zhurnal.

Kasami shkurtimisht uroi Taravarin për zgjedhjen e tij si kryetar partie, ndërsa i uroi sukses në sfidat e ardhshme.

“Shprehi urimet më të përzemërta për zgjedhjen e kryetarit të ri të ASH-së, z.Arben Taravari. Në emrin tim dhe të Lëvizjes BESA – urojmë gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie për zgjedhjen e udhëheqësisë së re, duke i uruar sukses në sfidat e ardhshme”, ka shkruar Kasami.

Zgjedhjen e tij e uroi gjithashtu edhe kreu u Alternativës, Afrim Gashi.

Sipas Gashit, delegtët e ASH-së kanë bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme që e zgjodhën atë si kryetar partie. Gashi thotë se ASH është një opozitë konstruktive dhe e respektuar. Ai uron që ASH dhe Alternativa janë de do të jenë mike dhe partnere.

“I nderuari Arben, më vjen mirë që sot Kongresi i Aleancës për Shqiptarët të zgjodhi në detyrën e kryetarit të partisë.

Duke e respektuar vullnetin e delegatëve të ASH-së, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj këtij vendimi, duke gjykuar se ata kanë bërë përzgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tyre dhe të qytetarëve tanë.

Aleanca për Shqiptarët edhe sot është një opozitë konstruktive dhe e respektuar, ndërsa duke uruar që flamuri i saj opozitar të jetë vlerë shtesë e demokracisë sonë parlamentare, dëshiroj të theksoj se Aleanca për Shqiptarët ka te AlternAtivA një mik dhe partner, në të cilin mund të mbështetet gjithnjë.
Urime e suksese”, ka uruar Gashi./Zhurnal.mk

Related posts

Fillon shënimi i Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maj

Gazeta Max

Lorans Bon do të sjellë mesazh për miqësi dhe mbështeje për perpektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max

“Trafikim me fëmijë”, paraburgim për katër persona

Gazeta Max