GazetaMax
Lajme

Gashi: Politika në Maqedoni të Veriut i ka banalizuar njerëzit

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha sonte në emisionin Click Plus se politikat e gabuara në shtet, sot shqiptarin e kanë shndërruar në qenie biologjike, i cili shet votën për një vend pune. “Kemi krijuar universitete, por është shtuar numri i analfabetëve funksional. Ne në të kaluarën kemi zhvilluar beteja për arsim, për shkollim, për identitet e kulturë. Kurse sot shqiptarët janë bërë qenie biologjike. Askush më nuk flet për vlera. I kemi banalizuar nevojat tona”, theksoi Gashi. Ai bëri apel që gjitha shtresat e shoqërisë të japin kontributin e tyre për ndryshimin e gjendjes së përgjithshme. “Beteja duhet të jetë e përbashkët. Të gjithë jemi të thirrur që ta ndryshojmë gjendjen. Politikanët, gazetarët, gjykatësit… të gjithë duhet të punojnë drejt. Vetëm duke i respektuar vlerat mund ta ndryshojmë gjendjen”, theksoi Gashi “A ia vlen ta shesin votën? Po e shesim të vlefshmen për të pavlefshmen”, nënvizoi numri një i Alternativës. Ai përmendi disa raste kur Alternativa ka insistuar në ndryshimin e gjendjes në arsim, por shtoi ai, në Qeveri ka munguar sensi për të ndërmarrë hapa konkretë.

Related posts

Trajanov kërkon që të formohet agjencioni për luftë të krimit dhe korrupsionit si FBI

Gazeta Max

Qytetarët çdo ditë përballen me ajrin e ndotur!

Gazeta Max

54 vjeçari nga Gostivari e gjen gruan në një hotel në Tetovë

Gazeta Max