GazetaMax
Lajme

Gashi takoi Vanhoutte, diskutohen zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

Sot kisha kënaqësi ta takoj z. Peter Vanhoutte, ish-përfaqësues i lartë të Bashkimit Europian, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë e vendin tonë, si dhe për dizajnimin e të ardhmes europiane të Maqedonisë së Veriut.
Temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, ndërsa diskutuam edhe për situatën aktuale në konfliktin Rusi-Ukrainë
Meritat e z. Vanhoutte për reformat që duheshin ndërmarrë pas krizës së vitit 2015/2016, të cilat u trupëzuan edhe në Marrëveshjen e Përzhinës, janë kontributi real që ai e ka ofruar për demokratizimin e vendin tonë, për avancimin e sistemit të drejtësisë, për lirinë e mediave, si dhe për organizimin e zgjedhjeve kredibile.
Unë e falënderova për punën që ka bërë ai në vendin tonë, me shpresë se ndihma e tij për Maqedoninë e Veriut nuk do të mungojë as në të ardhmen.

Related posts

Dalja e lumit Vardar nga shtrati në Zelenikovë, QMK kërkoi ulje të rrjedhës në Kozjak dhe Matkë

Gazeta Max

Xhaferi në takim me revizorët shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Gazeta Max

Arsovska – Altaj: Nënshkruhet marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Konja

Gazeta Max