GazetaMax
Ballina

Gashi takon ambasadoren Aggeler: Riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin në BE

Kisha kënaqësinë të takoj sot Ambasadoren e ShBA-së në vend, ekselencën e saj Angela Aggeler.
Me ambasadoren u pajtuam bashkërisht se ndajmë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit.
Riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin duke ecur përpara drejt BE-së dhe standardeve evropiane në shoqëri, siç është sundimi i së drejtës.
Biseduam për planet për përshpejtimin e integrimit në BE, përfshirë opsionet për të zhbllokuar negociatat me BE-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
Gjithashtu, u pajtuam se të gjithë faktorët politikë duhet të përkrahim rrugën drejt BE-së dhe të vendosim qytetarët në vend të parë, në një përpjekje për të siguruar ardhmëri më të mirë për të gjithë.
Ambasadores Aggeler i prezantova nismën e AlternAtivA-s për dorëzimin e një amendamenti kushtetues i cili do të përjashtonte parashkrimin penal për korrupsionin politik, gjegjësisht do të parandalonte mosndëshkimin e korrupsionit të lidhur me politikën. Kjo nismë duhet të tejkalojë diskursin etnik dhe të fokusohet në sundimin e së drejtës si prioritet për gjithë shoqërinë. Kërkova mbështetjen e ShBA-së për këtë amendament, pasi është një prej hapave më të mëdhenj të propozuar deri tani, me synim direkt për të luftuar korrupsionin politik.

Related posts

Edona, Gili, Kaltrina dhe Genta, kështu dukeshin para 20 vitesh

Gazeta Max

I gjuan rimat si plumbat, ky ‘Freestyle’ nga Tajsoni s’duhet t’iu ikë

Gazeta Max

Faljet e Ivanovit nuk merren parasysh, Strasburgu vendosi që rastet e PSP-së të vazhdojnë!

Gazeta Max